About: http://data.cimple.eu/claim-review/9c8e7d4c9aa5b3072c232da2143ae4d6aa9eec8f647c6407b97d062d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i pasaktë për fotografinë e Kurtit dhe kërcënimet ndaj Serbisë Deklarata Albin Kurti në Turqi, fotografohet me dronët BAYKAR✈️ FALEMINDERIT👏🏻 & Albin Kurti kercenon Serbin se shpejt do të arrijn në Kosovë edhe Kizilelma Dron… Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Mbishkrimi “Albin Kurti në Turqi, fotografohet me dronët BAYKAR✈️ FALEMINDERIT👏🏻”- nuk është i saktë. Ndërsa, postimi tjetër se “Albin Kurti kercenon Serbin se shpejt do të arrijn në Kosovë edhe Kizilelma Dron…”- është i rremë. Kryeministri i Kosovës, i cili është fotografuar me dronin Kizilelma gjatë vizitës së tij në Turqi, nuk e ka kërcënuar Serbinë. Artikulli Më 03.06.2024 një profil në rrjetin social Threads ‘tvsupersky’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me mbishkrimin “Albin Kurti në Turqi, fotografohet me dronët BAYKAR✈️ FALEMINDERIT👏🏻”. Ndërsa faqja në Facebook “Me Kryeministrin” e ka publikuar një video (arkiva) në të cilën shihen disa aeroplanë dhe të njëjtës i është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti kercenon Serbin se shpejt do të arrijn në Kosovë edhe Kizilelma Dron…”. Për të verifikuar këto informacione, Krypometër ka shfletuar komunikatat e Qeverisë së Kosovës rreth vizitës së Kurtit në Turqi. Më 03.06.2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite zyrtare në Turqi, ka vizituar ambientet e kompanisë Bayraktar. “Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”- ka shkruar Kurti në Facebook (arkiva). Në postim, Kurti nuk e ka kërcënuar Serbinë dhe as nuk ka bërë ndonjë deklarim të tij për ndonjë pushtim të mundshëm. Sipas një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti gjatë vizitës së tij në këtë kompani ishte njoftuar për teknologjitë e reja që Bayraktar po zhvillon dhe ka parë nga afër prototipin e fluturakes luftarake pa pilot, Kizilelma. Kizilelma është një mjet ajror luftarak pa pilot (UAV) i projektuar për të kryer operacione ngritjeje dhe uljeje në aeroplanmbajtëse me pistë të shkurtër dhe për të kryer misione duke përdorur municione të transportuara brenda. Më 16.07.2023, kryeministri bashkë me atëherë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së Gjenerallejtnant Bashkim Jasharin, kishin prezantuar dronët Bayraktar TB-2 si pjesë e arsenalit të Ushtrisë së Kosovës. Ndërkaq, në nëntor të po të njëjtit vit, ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte dekoruar drejtorin ekzekutiv, Haluk Bayraktar me medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bayraktar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë dhe është veçanërisht e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2. Kjo kompani ka gjithsej 4,500 të punësuar, gjysma e të cilëve janë inxhinierë dhe mosha mesatare e të punësuarve është 29 vjet.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software