About: http://data.cimple.eu/claim-review/9cc8c46a887a0675585c7756266ae539c2fd353c43287d9844127606     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se qyteti italian po islamizohet Deklarata A po përhapet Islami/ Nga sot Rregulla të reja nëpër plazhe, 500 euro gjobë për gratë të cilat veshin Bikini Vlerësimi Rrenë Titulli “A po përhapet Islami/ Nga sot Rregulla të reja nëpër plazhe, 500 euro gjobë për gratë të cilat veshin Bikini” është rrenë. Një rregull i tillë nuk ka të bëjë me religjionin dhe nuk vlenë vetëm për gratë, por për gjitha gjinin. Po ashtu, rregulla vlenë vetëm për qytet, por vendimi nuk ka të bëjë me plazh. Banorët e qytetit të Sorrentos në Itali janë të besimit të krishterë. Rregulla të ngjashme kanë edhe qytetet tjera Europiane si: Lipari (Itali), Barcelona (Spanjë), Mallorca (Spanjë), Hvar (Kroaci). Artikulli Të mërkurën, më 6 korrik, kryetari i qytetit Sorrento në Itali, Massimo Coppola lëshoi një vendim që ndalon ecjen me rroba plazhi nëpër qytet (pa marr parasysh gjininë), gjë që ai e quajti “sjellje të pahijshme”. Coppola tha për mediat italiane se pamja me rroba plazhi po shkaktonte “shqetësim” te banorët vendas dhe disa vizitorë. Ecja me rroba plazhi lejohet në rrugët dhe baret përreth plazhit, por jo nëpër qytet. Policia lokale do të ngarkohet të zbatojë urdhëresën e re ‘anti bikini’, siç është bërë e ditur, me gjoba deri në 500 euro për ata që shkelin rregullat. Ky lajm që po qarkullonte nëpër shumë media të huaja, u transmetua në formë dezinformate në mediat lokale në Kosovë. Mediat e raportuan këtë lajm si një ndikim të rritjes së islamizimit në Itali, duke nisur lajmin me titull: “A po përhapet Islami/ Nga sot Rregulla të reja nëpër plazhe, 500 euro gjobë për gratë të cilat veshin Bikini”. Portalet si: worldnetpress.com, Artistët shqiptar, Informohu shkurt e shqip, Mesazhi shqiptar, Kosova Today etj, nuk japin detaje se ky rregull vlenë për rrugë në qytet e jo në plazhe dhe se nuk ka shënjestër vetëm gjininë femërore. Vlen të theksohet se qyteti turisitik i Sorretnos ka popullësi me besim kryesisht të krishterë dhe një vendim i tillë nuk ka të bëjë më ndikim të fesë islame. Përpos këtij qyteti, Lipari, ishulli më i madh në Sicili të Italisë, prezantoi një rregull të ngjashëm në vitin 2013, pasi banorët ishin ankuar për turistë që endeshin me rroba plazhi nëpër qytet. Në anën tjetër rregulla të ngjashme ku ka kufizime të shëtitjes në rroba plazhi kanë edhe vendet si Barcelona dhe Mallorca në Spanjë, të cilat qysh nga viti 2011 ndaluan ecjen me bikini nëpër rrugë (përpos atyre rreth plazhit). Po ashtu edhe ishulli Hvar në Kroaci aplikon një rregull që kufizon endjen në rroba plazhi nëpër rrugë që nga viti 2017. Përpos kësaj, kufizime të ngjashme kanë edhe shumë vende turisitike me shumicë musilmane si Emiratet e Bashkuara Arabe, Maldivet dhe Filipinet.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software