schema:text
| - Titulli i rremë se Krivaqa është sëmurë rëndë
Deklarata
Sëmuret rëndë Dardan Krivaqa, kjo është gjendja e tij shëndetësore
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Titulli i artikullit “Sëmuret rëndë Dardan Krivaqa, kjo është gjendja e tij shëndetësore” është i rremë. Dardan Krivaqa nuk është sëmurë rëndë. Gjykata Themelore e Ferizaj ka aprovuar kërkesën e avokatit Admir Salihut që të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça t’i bëhet ekspertiza psikiatrike. Sipas urdhërit të Gjykatës, Instituti i Psikiatrisë Forenzike duket të hartojë ekspertizë mbi gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.
Artikulli
Më 24 janar 2023 faqja online “republikaonline” ka publikuar një përmbajtje me titull “Sëmuret rëndë Dardan Krivaqa, kjo është gjendja e tij shëndetësore”.
I njëjti është shpërndarë në dy faqe në facebook si “Kosova ime” dhe “Gazeta Stilografi”.
Titulli i lajmit “Sëmuret rëndë Dadan Krivaqa” është nxjerrë nga konteksti pasi ai nuk është i sëmurë por është kërkuar që të bëhet ekspertizë mbi gjendjen e tij mendore në kohën e kryerjes së veprës penale. Procedura gjyqësore ndaj tij është ende në dëgjimin e dëshmitarëve.
Gjykata Themelore e Ferizaj ka aprovuar kërkesën e avokatit Admir Salihut që të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça t’i bëhet ekspertiza psikiatrike.
Sipas urdhërit të Gjykatës, Instituti i Psikiatrisë Forenzike duket të hartojë ekspertizë mbi gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.
“Urdhërohet Instituti i Psikiatrisë Forenzike që të bëjnë ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Dardan Krivaça për të dhënë mendimin lidhur me gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale, a ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose gjendjes së zvogëluar të aftësisë mendore”– tha gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi.
Gjyqtari urdhëroi të përcaktohet edhe ndikimi i kësaj sëmundje nga Instituti përgjegjës, nëse ekziston.
Duke iu referuar edhe kërkesës së mbrojtjes, Gjykata urdhëroi që të bëhet ekzaminimi nëse i akuzuari ka qenë nën ndikimin e narkotikëve në kohën e kryerjes së veprës.
|