schema:text
| - Rrena për Ramush Haradinaj
Deklarata
Shqip: Xhaxhi Ramush, ma vrave babin, më përdhunove dhe më pas më vrave edhe mua: Letër prekëse e djalit Millovan, i cili sot do të kishte mbushur 18 vjeç
Serbisht: Čika Ramuše, ubio si mi tatu, mamu silovao pa me obesio: Potresno pismo dečaka Milovana, koji bi danas napunio 18 godina“
Vlerësimi
Rrenë
Shqip: Bazë e këtij artikulli është një letër e bazuar në një rrëfim imagjinar të shkruar nga një gazetar në emër të një fëmiu që gjoja është vrarë në luftë. Kjo letër e shkruar nga gazetari nuk është artikull gazetaresk dhe nuk e përmbush asnjë kriter të një lajmi, por është shpërndarë si e tillë nga ky portal. Para se të publikohet rrëfimi imagjinar i plotë, portali e ka bërë një përshkrim të rremë të profilit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Portali “Politika Ekspres” e përshkruan Haradinajn si organizator të dhunës dhe spastrimit etnik të serbëve në trazirat e marsit 2004. Por, ky konstatim është i rremë, pasi Haradinaj nuk ishte pjesë e organizimit të protestave dhe nuk është hetuar e as akuzuar për një gjë të tillë nga misioni i OKB-së, UNMIK-u.
Serbisht: Ovaj članak je baziran na pismu koje počiva na izmišljenoj ispovesti koju je napisao jedan novinar, u ime deteta koje je navodno ubijeno u ratu. Ovo pismo, koje je napisao novinar, nije novinski članak i ne ispunjava nijedan kriterijum vesti, ali je podeljen kao takav na ovom portalu. Pre objavljivanja celog pisma, portal je dao opis profila bivšeg premijera Kosova, Ramuša Haradinaja. Portal „Politika Ekspres“ opisuje Haradinaja kao organizatora nasilja i etničkog čišćenja Srba u martovskim neredima 2004. godine. Međutim, ova konstatacija je netačna, imajući u vidu da Haradinaj nije bio deo organizacije protesta, nije bio predmet istrage niti optužen za tako nešto od strane misije UN-a, UNMIK.
Tekst na srpskom jeziku možete pročitati u nastavku
Artikulli
Faqja e internetit “Politika-ekspres.net” ka publikuar një artikull me titull: “Xhaxhi Ramush, ma vrave babin, më përdhunove dhe më pas më vrave edhe mua: Letër prekëse e djalit Millovan, i cili sot do të kishte mbushur 18 vjeç”.
I njëjti artikull është shpërndarë nga disa individ dhe nga shumë faqe në Facebook, si: “Interesting ツ”, “Vesti, “🇷🇸SRBI SA KOSOVA🇷🇸” , “Expres Politika”, “Samo Da Nije Smor”.
Bazë e këtij artikulli është një letër e bazuar në një rrëfim imagjinar i shkruar nga Mihajlo Medenica, gazetar në emër të një fëmiu që gjoja është vrarë në luftë.
Kjo letër e shkruar nga gazetari, nuk është artikull gazetaresk dhe nuk e përmbush asnjë kriter të lajmit, por përkundër kësaj, është shpërndarë si i tillë nga portale të shumta.
Para se të publikohet letra e plotë, portalet kanë bërë një përshkrim të profilit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Portali “Politika Ekspres” e përshkruan Haradinajn si organizator të dhunës dhe spastrimit etnik të serbëve në trazirat e marsit 2004. Por, ky konstatim nuk është bazuar në asnjë të dhënë zyrtare nga autoritetet. Hetimet e realizuara nga misioni i UNMIK në Kosovë dhe misioni i EULEX në Kosovë nuk kanë argumentuar që Haradinaj ishte i përfshirë në këto akte. Aktakuza e përgaditur nga prokurori Danilo Ceciliu nuk e përfshinë Haradinajn si të dyshuar ose dëshmitar në trazirat e marsit.
Portali Politika-Ekspres.net në vitin 2019 e ka paraqitur ish-kryeministrin Haradinaj si i akuzuar për krime lufte, organizator i trazirave të marsit dhe së fundmi edhe si vrasës i një familjeje, përfshirë edhe një fëmijë 1 vjeçar.
Mirëpo në asnjë moment nuk e ka përshkruar faktin se Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.
Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krimet e pretenduara që kishin ndodhur gjatë periudhës 1 mars – 30 shtator 1998 në Kosovë.
Dhoma Gjyqësore kishte konstatuar se provat në dispozicion nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe e liroi Haradinajn nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Të dhënat e tribunalit konstatojnë që në zonën e Dukagjinit ishin vrarë dy fëmijë në kohën e luftës mirëpo prokuroria nuk ka argumentuar që Haradinaj kishte kishte gisht në këto dy vrasje.
Lidhja e Haradinajt si organizator i trazirave të marsit 2004 është po ashtu lajm i pabazuar në asnjë argument . Në kohën kur kishin ndodhur trazirat e marsit vendi po administrohej nga UNMIK-u dhe në lidhje me këto trazira ishin akuzuar 242 persona, ndërsa 157 të tjerë kishin shkuar në kundërvajtje.
Haradinaj nuk ishte akuzuar asnjëherë në lidhje me trazirat e marsit të vitit 2004, prandaj konstatimi i bërë nga ky portal është i pa-bazuar.
Për më tepër, artikulli thotë se djali, protagonist i kësaj letre është një nga dëshmitarët e gjoja krimeve të bëra nga Haradinaj.
“Shumë vite më vonë, gazetari Mihajllo Medenica shkroi një letër në emër të djalit Millovan, vetëm një nga dëshmitarët e krimeve të Haradinajt” – thuhet në lajm. Por, ky është një rrëfim imagjinar në të cilin dëshmitari imagjinar, fëmiu, në fund vritet.
Rreth 13,500 njerëz u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë (1999). Këto të dhëna jepen nga institucione të ndryshme në Kosovë, por, më së miri janë të evidentuara nga organizata Fondi për të Drejtën Humanitare, të prezantuara në Librin e Kujtimit të Kosovës (LKK) mbi të gjitha viktimat e luftës në Kosovë nga të gjitha etnitë.
Sipas kësaj organizate gjatë luftës në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13,535 njerëz.
Kjo shifër është nxjerrë në bazë të analizës së 31,600 dokumenteve nga burime të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga një numër i madh i deklaratave të viktimave dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës.
Në numrin e të vrarëve, shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të viktimave, me 10,812, serbët 2,197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë gjithsej 526 viktima.
Versioni serbisht
Laž o Ramušu Haradinaju
Internet stranica „Politika-ekspres.net“ objavila je članak pod nazivom: „Čika Ramuše, ubio si mi tatu, mamu silovao pa me obesio: Potresno pismo dečaka Milovana, koji bi danas napunio 18 godina“.
Isti članak je podelilo i nekoliko pojedinaca kao i puno stranica na Fejsbuku, kao što su: „Interesting ツ“, „Vesti“, „SRBI SA KOSOVA“ , „Expres Politika“, „Samo Da Nije Smor“.
Osnova ovog članka je pismo zasnovano na izmišljenoj pričiMihajla Medenice, novinara, u ime deteta koje je navodno ubijeno u ratu.
Ovo pismo, koje je napisao jedan novinar, uprkos tome da nije novinarski članak i ne ispunjava nijedan kriterijum vesti, podeljen je kao takav na brojnim portalima.
Pre objavljivanja celog pisma, portali su opisali profil bivšeg premijera Kosova, Ramuša Haradinaja.
Portal „Politika Ekspres“ opisuje Haradinaja kao organizatora nasilja i etničkog čišćenja Srba u martovskim neredima 2004. godine. Međutim, ova konstatacija nije zasnovana ni na kakvim zvaničnim podacima nadležnih autoriteta. Istrage koje su sprovele misija UNMIK-a na Kosovu i misija EULEX-a na Kosovu nisu argumentovale da je Haradinaj bio umešan u ova dela. Optužnica koju je pripremio tužilac, Danilo Ceciliu, nije uključivala Haradinaja kao osumnjičenog ili svedoka u martovskim neredima.
Portal Politika-Ekspres.net je 2019. godine bivšeg premijera Haradinaja predstavio kao optuženog za ratne zločine, organizatora martovskih nereda, a nedavno i kao ubicu jedne porodice, među kojima i jednogodišnjeg deteta.
Međutim, nijednog trenutka nije opisao činjenicu da je Ramuš Haradinaj proglašen nevinim po svim optužbama Međunarodnog suda za ratne zločine u Hagu.
Haradinaj je oglašen nevinim i za sve optužbe za navodne zločine koji su se desili u periodu od 1. marta do 30. septembra 1998. godine na Kosovu.
Sudsko veće je utvrdilo da raspoloživi dokazi nisu bili dovoljni da dokažu postojanje udruženog zločinačkog poduhvata i oslobodilo je Haradinaja po svim tačkama optužnice.
Podaci Tribunala zaključuju da je u oblasti Dukađina tokom rata ubijeno dvoje dece, ali tužilaštvo nije argumentovalo da je Haradinaj imao udela u ova dva ubistva.
Haradinajeva veza kao organizatora martovskih nereda 2004. takođe je vest koja nije zasnovana ni na jednom argumentu. U vreme kada su se desili martovski neredi, zemljom je upravljao UNMIK a u vezi sa ovim neredima optužene su 242 osobe, dok je protiv 157 pokrenut prekršajni postupak.
Haradinaj nikada nije optužen u vezi sa neredima koji su se odigrali marta 2004. godine, pa je zaključak ovog portala neosnovan.
Štaviše, u članku se navodi da je dečak, protagonista ovog pisma, jedan od svedoka navodnih zločina koje je počinio Haradinaj.
„Mnogo godina kasnije, novinar Mihajlo Medenica napisao je pismo u ime dečaka Milovana, samo jednog od svedoka Haradinajevih zločina“ – stoji u vesti. Međutim, ovo je izmišljena priča u kojoj je izmišljeni svedok, dete, na kraju ubijen.
U poslednjem ratu na Kosovu (1999.) ubijeno je oko 13,500 osoba. Ove podatke daju razne institucije na Kosovu, ali o njima najbolje svedoči organizacija Fond za Humanitarno Pravo, predstavljene u Kosovskoj knjizi pamćenja (KKP) koja govori o svim žrtvama rata na Kosovu, iz svih etničkih zajednica.
Prema podacima ove organizacije, tokom rata na Kosovu ubijeno je ili nestalo ukupno 13,535 osoba.
Ova brojka je izvedena iz analize 31,600 dokumenata iz različitih izvora, uključujući i veliki broj iskaza žrtava i svedoka ratnih zločina.
Među ubijenima, najveći broj žrtava čine kosovski Albanci sa 10.812, Srbi 2.197, dok Romi, Bošnjaci, Crnogorci i drugi nealbanci čine ukupno 526 žrtava.
|