schema:text
| - Faton Peci: Zotim apo premtim mos-urimi i Isa Mustafës
Deklarata
Isa Mustafa është zotu se kanë me ardhë vizat, por s’ka dhanë asnjëherë urim për procesin e liberalizimit të vizave, ka thanë që jemi afër kritereve. Ka dallim të madh këtu
Vlerësimi
Rrenë
Faton Peci nuk e ka thënë të vërtetën. Edhe Isa Mustafa i ka uruar qytetarët për heqjen e vizave. Këtë urim ai e kishte bërë kur ishte dhënë rekomandimi pozitivë për liberalizim, hap që nuk do të thotë se qytetarët mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së.
Artikulli
Kandidati i LDK-së, Faton Peci në Debat Pernime debatit tha Isa Mustafa nuk ka uruar asnjëherë për liberalizim të vizave, siç kanë bërë të tjerët.
“Isa Mustafa është zotu se kanë me ardhë vizat, por s’ka dhanë asnjëherë urim për procesin e liberalizimit të vizave, ka thanë që jemi afër kritereve. Ka dallim të madh këtu”, tha Faton Peci në Debat Pernime.
Mirëpo KALLXO.com ka gjetur që Isa Mustafa gjatë kohës sa ka qenë kryeministër i Kosovës ka uruar për liberalizimin e vizave.
Më 4 maj të 2016, Mustafa kishte uruar qytetarët për liberalizimin e vizave përmes një postimi në Facebook.
“Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropian”, kishte shkruar Isa Mustafa në Facebook.
|