About: http://data.cimple.eu/claim-review/9f46b728408562bdf2f066e99cea5e3e05d005ff23c355cd855f0a56     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Receta e rreme se me letër të aluminit mund të shërhet sëmundja Deklarata Mjeku rus çmend botën “mbështjellëni këmbën me letër alumini”/ Zbulon zgjidhjen gjeniale Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Mjeku rus çmend botën “mbështjellëni këmbën me letër alumini”/ Zbulon zgjidhjen gjeniale” është i rremë. Në artikull nuk është prezantuar asnjë e dhënë shkencore që i mbështetë përfundimet e dhëna në titull. Protesionistët shëndetësorë thonë se nuk mund të shërohen sëmundjet vetëm duke u mbështjellë me letër alumini. Artikulli Më 26 qershor 2023 faqja në Facebook “Tema Ditore” publikoi një artikull me titull “Mjeku rus çmend botën “mbështjellëni këmbën me letër alumini”/ Zbulon zgjidhjen gjeniale”. Artikulli me përmbjatje të njëjtë është publikuar edhe në faqen e internetit “newzhunt.xyz”. Në artikull nuk ka asnjë referencë në punime shkencore dhe nuk është cituar asnjë profesionist shëndetësor për t’i mbështetur përfundimet e dhëna në titull. Dr. Besim Buda, specialist i mjekësisë së përgjithshme ka thënë se për vite të tëra institutet e mjekësisë bëjnë hulumtime që të vijnë në përfundim rreth një kure të caktuar, gjë që në këtë artikull nuk e gjejmë. “Ky lajm aspak nuk është i vërtetë. Nuk ka në mjekësi këso zgjidhje kaq të shpejta për shërim të sëmundjeve. Ne shohim që bëhen studime me miliona e miliarda dollarë që të vihet në një përfundim për një sëmundje, nga institute të ndryshme nëpër botë. Prandaj, qytetarët duhet të kenë shumë kujdes se çfarë të besojnë kur lexojnë lajme në internet”– ka thënë Buda për KALLXO.com. “Çdo gjë që nuk është e vërtetuar skencëtarisht nuk mund t’i besojmë. Nuk mund të ketë mundësi që letra e kuzhinës shëron njerëzit nga sëmundjet”– ka vlersuar Buda. Ndërsa, mjeku Agim Krasniqi tha se qytetarët nuk duhet të bëjnë eksperimente të tilla pasi mund ta rrezikojnë shëndetin e tyre. Ai ka thënë se perfundimet e nxjerra në këtë artikull janë të rreme dhe pa asnjë bazë shkencore. “Edhe ky informacion, si shumë të tjera mbi shëndetin në internet, është i pa bazuar në shkencën konvencionale mjekësore. Pacientët nuk duhet besuar dhe provuar apo eksperimentuar me metoda të tilla”– tha Dr. Krasniqi. Ai ka treguar edhe një këshillë për të gjithë ata që i lexojnë këto lajme. “Duhet konsultuar mjekun tuaj familjar/përgjithshëm. Mos rrezikoni të dëmtoni shëndetin tuaj nga këto informacione të pa verifikuara”– tha ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software