About: http://data.cimple.eu/claim-review/9f4d25924e10508542ddab0abe06d11c4a584f66a24353c22b8294a9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Lajmi i rremë se Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci dhe Xhafer Gashi kishin marrëveshje për krijimin e një subjekti politik Deklarata Lajmefree (25 tetor 2021): Ramiz Lladrovci, Xhafer Gashi e Bekim Jashari, ishin marrë vesh per krijimin e nje partie politike. Vlerësimi Rrenë e kryptë Portali nuk ka bërë asnjë përpjekje për të kontaktuar palët që janë apostrofuar në lajm, një prej parimeve bazë të gazetarisë. KALLXO.com e ka verifikuar se lajmi i publikuar në prag të fushatës për balotazh është i rremë. KALLXO.com ka kontaktuar me tre kandidatet për kryetar të Komunave. Ata e kanë demantuar lajmin, duke thënë se është lajm i rremë. Artikulli Media online “Lajmefree.com” e ka publikuar një artikull që pretendon se kandidatët për kryetar të Drenasit, Obiliqit dhe Skenderajt, saktësisht Ramiz Lladrovci, Xhafer Gashi dhe Bekim Jashari, ishin marrë vesh për krijimin e një subjekti politik. Sipas lajmit në fjalë, të tri palët ishin marrë vesh që pas fitoreve të tyre në Skenderaj, Drenas e Obiliq, të dilnin me krijimin e një iniciative qytetare në nivel vendi. Por në artikull nuk është cituar asnjë burim. Lajmi është demantuar edhe nga tre kandidatët për kryetar. Për KALLXO.com, kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci, tha se as nuk e ka në plan ndërrimin e partisë. “Kurrë në jetën time nuk do ta ndërrojë partinë. Nuk e kam ma moshën me ndërru. Me Partinë Demokratike jam deri të merrna me politikë, kur të la, shkoj në shtëpi krejt. Ky është veç lajm i rremë”, tha Lladrovci. Njëjtë edhe Iniciativa për Obiliq e Xhafer Gashit e ka demantuar duke thënë se nuk ka asgjë të vertetë në përmbajtjen e këtij lajmi. “Nuk ekziston një marrëveshje e tillë, ne (potencialisht kryetari Gashi) demanton një lajm të tillë. Kryetari Xhafer Gashi, tashmë e ka krijuar Iniciativën Qytetare për Obiliq, e cila aktualisht është garë në balotazh duke e lënë partin e dytë me një diferencë të thellë. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e këtij lajmi”, thonë nga ekipi i Xhafer Gashit. Edhe nga Lista e Pavarur e Bekim Jasharit kanë konfirmuar shkurt për KALLXO.com se nuk kanë asnjë plan të tillë. Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor 2021, kandidati nga Iniciativa për Obiliq, Xhafer Gashi, ka shkuar në balotazh me Halil Thaçin nga Lëvizja Vetëvendosje. Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës është në balotazh me Driton Ajazin nga “Demokratët për Drenas”. Ndërsa Bekim Jashari ka humbur zgjedhjet përballë kandidatit Fadil Nura nga PDK-ja.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software