About: http://data.cimple.eu/claim-review/a02a0e8473cc3dcb4a14e49785a987859c93e496631ca81d2acf4f03     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com Lutfi Haziri e mban fjalën Deklarata Lutfi Haziri: Jemi njëra prej komunave ku publikohen të gjitha kontratat e lidhura me operatorët ekonomik. Vlerësimi E vërtetë Gjilani, sot është komuna e tretë që ka nisur publikimin e kontratave me operatorët ekonomik. Kjo komunë nuk i kishte të publikuara kontratat, siç kishte deklaruar Haziri, gjë që e kishte faktuar në të kaluarën krypometri. Tani që kontratat janë publikuar, krypometri e vlerëson si fjalë të mbajtur, pasi transparenca në prokurim është shumë e rëndësishme për luftimin e korrupsionit Artikulli Komuna e Gjilanit ka filluar nga sot me publikimin e kontratave të lidhura me operatorët ekonomik në faqen zyrtare të komunës. Gjilani bëhet komuna e tretë që po publikon kontratat e nënshkruar me bizneset për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime. Në muajin maj krypometri e kishte zënë në rrenë kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për mospublikimin e kontratave me operatorët ekonomik. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kishte deklaruar se në ueb-faqen e E-Prokurimit janë duke u publikuar të gjitha kontratat që Komuna e Gjilanit i ka lidhur me operatorët ekonomik. “Jemi njëra prej komunave të përzgjedhura për ‘E-prokurim’ ku publikohen të gjitha kontratat, jo vetëm ofertat, por kontratat e lidhura me operatorët ekonomik”, kishte thënë Haziri. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot kur edhe ka filluar publikimi i kontratave. Vendimi për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës. Deri më tani në faqen zyrtare të komunës janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme. Të interesuarit tashmë mund t’i qasen kontratave KËTU. Komuna e parë që kishte vendosur t’i publikoj kontratat ishte Gjakova, kurse pas saj, veprimin e njëjtë e kishte bërë edhe Komuna e Pejës. Rrena për publikimin e listës së uzurpatorëve dhe kontratave me biznese
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software