schema:text
| - Lajmi i vjetër për vrasjen e gruas shtatzënë
Deklarata
“E TMERRSHME /I mori jetën të dashurës 7 muajshe shtat.zënë dhe e la në kr.evat, djali 8 vjeç fIe me të/ Në mëgjes i thërrsite zgjohu se po qan motra dhe vëllai, nuk e dinte…”
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “E TMERRSHME /I mori jetën të dashurës 7 muajshe shtat.zënë dhe e la në kr.evat, djali 8 vjeç fIe me të/ Në mëgjes i thërrsite zgjohu se po qan motra dhe vëllai, nuk e dinte…” është i rremë për ditën kur është publikuar. Gjatë muajit të fundit nuk ka ndodhur vrasja që është pjesë e këtij lajmi. Vrasja e personit të njëjtë ka ndodhur në shtator 2020.
Artikulli
Më 16 prill 2023 faqja “Gazeta Shqip” publikoi një lajm me titull “E TMERRSHME /I mori jetën të dashurës 7 muajshe shtat.zënë dhe e la në kr.evat, djali 8 vjeç fIe me të/ Në mëgjes i thërrsite zgjohu se po qan motra dhe vëllai, nuk e dinte…”
I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqe tjera, si: “Gazeta Online”, “Art Media”, “Gazeta 7”, “Shqip Media”, “Gazeta Albania”, “Gazeta Publiciteti”, “Gazeta Shëndeti”.
Në artikull flitet për vrasjen e një gruaje shtatzënë. Por, në artikull nuk është treguar as në cilin vend ka ndodhur vrasja e as koha e vrasjes.
Kryepometri ka gjetur se vrasja që është përshkruar në këtë artikull në fakt ka ndodhur më 24 shtator 2020 në Hjuston, SHBA.
|