About: http://data.cimple.eu/claim-review/a23643015ebc33c226ee32e62c6b171e1511dace1377af7264a4899c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se shtatorja e Car Lazarit është zëvendësuar me atë të Adem Jasharit Deklarata Me hajna në Mitrovicë ishte Car Lazari, sot me Albinin aty ku e ka vendin Adem Jashari. Mitrovica në duar të sigurta. Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari zë vend në qendër të qytetit Vlerësimi Me kos Mbishkrimi mbi fotografinë e përmendores së heroit Adem Jashari “Me hajna në Mitrovicë ishte Car Lazari, sot me Albinin aty ku e ka vendin Adem Jashari. Mitrovica në duar të sigurta. Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari zë vend në qendër të qytetit” nuk është i saktë. Përmendorja e Car Lazarit, vazhdon të jetë i vendosur në sheshin e komunës së Mitrovicës së Veriut, ndërsa ajo e heroit Adem Jashari, është vendosur në sheshin e komunës së Mitrovicës së Jugut. Artikulli Më 04.06.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi e përmendores së heroit Adem Jashari me mbishkrimin “Me hajna në Mitrovicë ishte Car Lazari, sot me Albinin aty ku e ka vendin Adem Jashari. Mitrovica në duar të sigurta. Përmendorja e komandantit legjendar Adem Jashari zë vend në qendër të qytetit”. E njëjta është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook. Në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, me vendim të Komunës së Mitrovicës së Jugut është vendosur përmendorja e Komandatit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, i cili është dekoruar me “Urdhëri Hero i Kosovës”, më 26.11.2004 nga Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kurse përmendorja e Car Llazarit, heroit të serbëve, është e vendosur në fillim të sheshit në Komunën e Mitrovicës së Veriut. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër i ka vizituar dy lokacionet ku janë të vendosura përmendoret për të parë nëse është zëvendësuar ajo e Car Llazarit. Nga vizita në teren, Krypometër ka verifikuar se në sheshin e Mitrovicës së Jugut është e vendosur përmendorja e Komandatit Legjendar, Adem Jashari. Ndërsa, 850 metra më largë, në sheshin e Mitrovicës së Veriut gjendet përmendorjae Car Lazarit. Pra, janë dy përmendore në dy lokacione të ndryshme. Përmendorja e Komandantit Adem Jashari më 17.02.2024 ka zënë vend në sheshin e Mitrovicës së Jugut. Në prezencën e familjes Jashari, u zbulua kjo shtatore. Vëllau i komandantit, Rifat Jashari nga Mitrovica uroi qytetarët për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Sot jemi mbledhur këtu, e kemi festën e 16-të të shtetit të Kosovës. Urime dhe shtatorja të gjithëve” – ka thënë Jashari. Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza tha se në zemër të qytetit të Mitrovicës po zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari. “Me 05, 06, 07.03.1998 shumë anëtarë të familjes kanë shënuar qëndresën më të lavdishme e njohur me Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” – ka thënë Hamza.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software