About: http://data.cimple.eu/claim-review/a237f0b5e08631d1f9c6efe971805444af273e74e9b09c04dc089c68     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se edhe Kosova mund të udhëtojë në Arabinë Saudite pa viza Deklarata “Lajm i mirë, nga sot shqiptarët do udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet!” Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli i artikullit “Lajm i mirë, nga sot shqiptarët do udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet!”, nuk tregon se bëhet fjalë vetëm për shqiptarët që kanë pasaporta të Republikës së Shqipërisë. Duke publikuar edhe fotografinë e pasaportës së Kosovës lajmi paraqet një informacion të pasaktë pasi vendimi nuk vlen edhe për shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës të cilët kanë pasaportën e Kosovës. Gjatë raportimit gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë fotografi dhe duhet të raportojnë të vërtetën e plotë. Në këtë rast nuk është zbatuar standardi i raportimit të saktë. Artikulli “Lajm i mirë, nga sot shqiptarët do udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet!”, është titulli i një artikulli që është publikuar, më 16 korrik, në faqen “au.active24live.com”. Në ballinën e lajmit janë vendosur fotografitë e pasaportës së Shqipërisë dhe të Kosovës, ndonëse artikulli flet vetëm për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Përkundër faktit që në fotografinë që është ilustruar lajmi ka qenë edhe flamuri i Kosovës dhe në titull janë përmend “shqiptarët”, vendimi nuk vlen edhe për shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës. Në lajm është treguar se “të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite”, duke iu referuar vendimit që ka ndërmarrë Qeveria e Shqipërisë. Në bazë të një vendimi të qeverisë së Edi Ramës, më 5 shkurt 2020, është miratuar memorandumi i bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve. Për dallim nga pasaporta e Shqipërisë, me pasaportën e Kosovës mund të udhëtosh në shumë më pak vende pa vizë. Kosova vazhdon të mbetet e izoluar nga Evropa për shkak të mosliberalizimit të vizave. Shqipëria, Bregu i Fildishtë, Domenika, Ekuadori, Gambia, Haiti, Maqedonia Veriore, Mikronezia, Mali i Zi, Territoret Palestineze, Serbia, Shri Lanka, Turqia, Shën Vinsent dhe Grenandine, janë vendet ku kosovarët mund të shkojnë pa viza.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software