About: http://data.cimple.eu/claim-review/a28709adc1b4a44c1abcf89ade4b5879e74011e1e657562a8e46ff5c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Pretendimi se një kremë shëron mykun e thonjëve Deklarata “Myku i thonjve shkakton infeksion në gjak dhe nekrozë” Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Myku i thonjve shkakton infeksion në gjak dhe nekrozë” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me burime shkencore se myku nuk shkakton këtë problem ndërsa trajtimi i tij me produktet të cilat i reklamon artikulli nuk janë të certifikuara në Kosovë. Artikulli Më 7 dhjetor faqja e facebook-ut, ‘Sheryl Chapman’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, Specialistët paralajmërojnë: “Myku i thonjve shkakton infeksion në gjak dhe nekrozë. Ekziston një zgjidhje, por nuk është për të gjithë”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në ueb faqen ‘kfodjeos.com’(arkiva). Në këtë artikull rekomandohet një produkt për të cilin pretendohet se shëron mykun e thonjëve, pasi që artikulli pretendon se personat që infektohen me myk vdesin brenda 10-14 vjetëve. Krypometër ka kontrolluar nëse ky produkt ka autorizim marketingu në Kosovë në Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës, nuk gjendet asnjë produkt me emrin ‘Mikoherb’. Përveç kësaj, Krypometër ka pyetur edhe dy doktorë të përgjithshëm rreth rrezikut prej mykut të thonjëve. Fevzi Sylejmani që është edhe drejtor i QKMF-së në Mitrovicë ka thënë për Krypometër se myku i thonjëve nuk shkakton vdekje. “Myku i thonjëve shërohet me tableta antibiotike te rastet e neglizhuara për një kohë të gjatë, ndërsa tek rastet e lehta me ndonjë kremë. Ndonjëherë nevojitet largimi i thonjve tek kirurgu por kjo ndodh shumë rrallë”- thuhet në përgjigjen e Sylejmanit të datës 11/12/2023. Ndërsa mjeku i QKMF-së në Lipjan, Krenar Berisha, tha se këto janë propagandë për të shitur krema të ndryshme. “Ka shkrime për vdekje nga myku i thonjëve por jo ndonjë publikim shkencor. Më shumë janë propagandë për përdorimin e sprejëve dhe kremave të ndryshëm për trajtim. Por trajtimi i mykut të thonjve bëhet me anë të antibiotikëve”- thuhet në përgjigjen e Berishës të datës 11/12/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software