About: http://data.cimple.eu/claim-review/a32546ae1b435ff4ceada7640ad7893a09fb13bd696be6c57882f972     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pishmani për taksën: Thaçi rreshtohet pas gjeneral Haradinajt Deklarata Hashim Thaçi: Taksa është e drejtë e ligjshme. Është legjitime. Nëse Serbia vazhdon me veprime agresive, neve vetëm sa do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë me nivel të reciprocitetit Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Presidenti Hashim Thaçi ka ndërruar qëndrim sa i përket taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Në të kaluarën, Thaçi kishte kërkuar pezullimin e taksës. Ai madje e kishte quajtur fushatë elektorale të Kryeministrit Haradinaj. Me deklarimin e djeshëm, Thaçi është rreshtuar në anën e Haradinajt. Kjo është hera e dytë që Thaçi i bie pishman, pas atij për krijimin e ushtrisë kur fillimisht e kishte kritikuar e pastaj e kishte përkrahur iniciativën e Qeverisë Haradinajt. Artikulli Presidenti Hashim Thaçi, që disa herë kishte kërkuar largimin e taksës ndaj Serbisë, ka ndërruar qëndrim. Ai, dje nga Berlini përveç që e cilësoj si të ligjshme taksën, e “kërcënoi” Serbinë edhe me masa tjera agresive. Ai ka harruar “diskutimet e ashpra” në largësi me kryeministrin Ramush Haradinaj për skllotën, duke shtuar se do të kërkojnë edhe reciprocitet mes Serbisë. “Taksa është e drejtë e ligjshme. Është legjitime. Nëse Serbia vazhdon me veprime agresive, neve vetëm sa do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë me nivel të reciprocitetit”, tha gjatë ditës së djeshme, Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë para gazetarëve në Berlin. Mirëpo, Thaçi kishte qëndrim tjetër për taksën. Në fillim të këtij vitit, presidenti Thaçi kishte dhënë një intervistë për gazetën amerikane “The Uashington Post” ku kishte deklaruar se Kosova është e gatshme ta heq taksën. “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Uashington Post”, kishte thënë Thaçi më 6 janar të këtij viti. Ai vendimin për vënie të taksës dhe mos largimin e saj, në disa paraqitje publike e kishte quajtur politik elektorale. “Nuk dua të lejojmë që Serbia të ketë favore për shkak të zhvillimeve, Serbia meriton përtej taksës. Por ne duhet të shikojmë më larg sesa vetëm politikat elektorale”, kishte thënë presidenti Thaçi në një konferencë për media më 21 janar të këtij viti Më 13 shkurt të këtij viti, në një intervistë dhënë për Televizionin Publik, Thaçi kishte kërkuar përsëri pezullimin e taksës. “Unë kam shprehur këshillën time por edhe rekomandimin që të ndodhë një pezullim të përkohshëm”, kishte thënë Thaçi më 13 shkurt të këtij viti. Madje, Thaci kishte deklaruar se nëse nuk pezullohet taksa, liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë. “Nga BE nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të ketë masa që do të jenë shqetësuese për qytetarët e Kosovës edhe pse nuk po dua t’i dramatizoj”, kishte deklaruar Thaci në po këtë konferencë. Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksën prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake më 21 nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht, Qeveria e kishte vendosur taksën për 10%, për ta rritur pastaj në 100%. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ishte marrë pas fushatës së Serbisë për mospranimin e Kosovës në Interpol e tërheqjes së njohjeve nga shtetet që tashme e kanë njohur Kosovën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software