About: http://data.cimple.eu/claim-review/a3791f9f142ba7976274b3d75494c2fd8791272f6b83bc0a2654ff7d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Komandanti i KFOR-it nuk ka thënë se “Ura e Ibrit… duhet të hapet pa pyetur askënd!” Deklarata Ura e Ibrit është në Kosovë ajo duhet të hapet pa pyetur askënd! -Özkan Ulutas (komandanti i kforit Turk) Vlerësimi Rrenë Postimi “Ura e Ibrit është në Kosovë ajo duhet të hapet pa pyetur askënd! -Özkan Ulutas (komandanti i kforit Turk)”- është i rremë. Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutas nuk ka dhënë një deklaratë të tillë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që vendimet rreth hapjes së urës së Ibrit “duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. KFOR-i ka thënë për Krypometër se qëndrimi i tyre rreth idesë për hapjen e Urës së Ibërit për qarkullim nuk ka ndryshuar. Artikulli Faqja ‘Busulla Politike’ (arkiva), më 14.08.2024 ka publikuar fotografinë e njëjtë me mbishkrimin “Ura e Ibrit është në Kosovë ajo duhet të hapet pa pyetur askënd! -Özkan Ulutas (komandanti i kforit Turk)”. Postimi me përmbajtje të njëjtë është publikuar edhe nga faqja Lokal.ks (arkiva) Krypometër, në faqen e NATO-s, e ka verifikuar se Ulutas nuk është komandant i KFOR-it Turk, mirëpo është komandant i KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë. Tutje Krypometër ka kërkuar nëpër media nëse Komandanti i KFOR-it e ka dhënë një deklaratë të tillë, mirëpo në asnjë prej mediave nuk është hasur një citat i njëjtë. Krypometër më pas ka kërkuar për qëndrimet e KFOR-it rreth hapjes së urës që ndanë Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Më 13.08.2024, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, e kishte publikuar një komunikatë përmes të cilës çdo vendim në lidhje me Urën e Ibrit duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. KFOR pati thënë se është thelbësore që të gjitha palët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione, si çelës për siguri e qëndrueshmëri në Kosovë e stabilitet në rajon. “KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth. Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” – thuhet në komunikatën e KFOR. Ky institucion thot se do të vazhdojë përmbushjen e misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja. “Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi relevant të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”– thuhet ndër të tjera në kumtesën e KFOR- it të publikuar më 13.08.2024. Tutje Krypometër ka gjetur edhe një njoftim tjetër të KFOR-it, të cilin e kishin publikuar më 19.08.2024 rreth takimit që Komandati i KFOR-it e kishte me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu. Në këtë komunikatë thuhet se Komandanti Ulutas e kishte përsëritur qëndrimin e KFOR-it rreth çështjes së urës së Ibrit. Krypometër ka dërguar pyetje në KFOR për të parë nëse në ndërkohë është ndryshuar qëndrimi i KFOR-it, mirëpo në përgjigjen e tyre me shkrim ata kanë thënë se “qëndrimi në lidhje me çështjen e Urës së Ibrit nuk ka ndryshuar”. Krypometër ka gjetur edhe komunikatën që e kishte publikuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës, më 13.08.2024, pas takimit që kryeministri Kurti kishte me Komandatin e KFORit, Özkan Ulutas. “Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin e KFOR-it mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe rezultatet nga raporti preliminar i vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të dorëzuar nga operatori ekonomik tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në kuadër të hapave të nevojshëm të ndërmarrë nga Qeveria për hapjen e urës, ai rikujtoi dhe takimin publik me qytetarët e Mitrovicës së Veriut, të organizuar më 8 gusht nga komuna e Mitrovicës së Veriut e ku të pranishëm ishin qytetarë nga komuniteti serb, organizata joqeveritare dhe përfaqësues nga niveli qendror e lokal, si dhe KFOR-i dhe EULEX”- thuhet në komunikatën e publikuar nga ZKM-ja. Ideja për hapjen e urës Në komunikatën e Kryeministrisë thuhet se, Kurti më 02.08.2024 kishte paraqitur para diplomatëve planin e Qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër. “Plani parasheh testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe fushatën e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës” – thuhet mes tjerash në komunikatë. “Konsultimet dhe koordinimi vazhdojnë”– vijon kumtesa nga Kryeministria e Kosovës. Mirëpo, ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara), nuk kanë mbështetur ndryshimin e statusit aktual të Urës së Ibrit në Mitrovicë. Një gjë të tillë e ka thënë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit të ambasadorëve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara, u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës, aktualisht”- ka thënë Hovenier, më 02.08.2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software