About: http://data.cimple.eu/claim-review/a37adc07194eaf1e71ad10c0d832ed69436145be90ffcc9ff0bdb505     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Facebook Afatet e ‘skuqura’ të fillimit të punimeve në tregun e gjelbër në Junik Deklarata Agron Kuçi: Ju garantoj që në vitin 2018 do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Përkundër që kryetari i Komunës së Junikut e kishte bërë punë të kryer fillimin e punimeve në tregun e gjelbër, ato ende nuk kanë filluar. Krypometri do të monitorojë nëse punimet në këtë treg do të fillojnë siç kishte premtuar kryetari Kuqi. Artikulli Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, në debatin për kryetar komune ‘Debat Përnime’ kishte premtuar që punimet për tregun e gjelbër në Junik do të fillonin në vitin 2018. “Ju garantoj që në vitin 2018 do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër, kemi lokacionin, kemi investitorin e ri, kemi edhe projektin e ri”, kishte thënë Kuçi. Në muajin shtator, Kallxo.com kishte pyetur Komunën e Junikut nëse kishin filluar punimet për projektin e tregut të gjelbër, dhe përgjigja e Komunës ishte janë ‘në proces’. Kallxo.com ka kërkuar më shumë shpjegime nga Komuna e Junikut se çka nënkupton ‘në proces’ për projektin e tregut të gjelbër. Komuna e Junikut është përgjigjur më 5 tetor se në muajin e ardhshëm (nëntor) do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër. “Me ‘në proces’, nënkuptojmë, muajin e ardhshëm, fillojnë punimet”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Junikut. Agron Kuçi është zgjedhur për herë të tretë në krye të Komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software