About: http://data.cimple.eu/claim-review/a37d5303aaaf043ce7ef3de5fb2c5b38cc0d1a774e7cccb75b514a99     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i pavërtetë për përmirësim të shikimit Deklarata “Konsumimi i koprës rritë shikimin” Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Konsumimi i koprës rritë shikimin” është i pavartetë. Krypometër ka verifikuar me profesionistë shëndetësorë se kjo kurë nuk është në protokollin e trajtimit të problemeve me të pamurit. Artikulli Më 21.11.2023, faqja në Tiktok “fakte te frikshme” (arkiva) ka publikuar një video në të cilën pretendohet se konsumimi i koprës rrit shikimin. Në mbishkrim thuhet se “Konsumimi i koprës para gjumit rrit shikimin. Për këtë, hani 2 bajame dhe një lugë kopër. Rezultatet e mira do të fillojnë të vijnë pas disa ditësh”. Krypometër ka verifikuar nëse kjo recetë është në protokollin mjekësor dhe nëse rekomandohet nga mjekët oftalmologë për shërimin e sëmundjeve të syve. Krypometër ka kontaktuar me oftalmologun Dr. Ermal Dida për të parë nëse ndonjë nga këta përbërës përdoren për të përmirësuar shikimin. Në një përgjigje të datës 22.11.2023, Dr. Dida tha se ky lajm është i pavërtetë. “Nuk qëndron kjo. Jo. Këto produkte nuk përdoren për përmirësim të shikimit”- tha ai. Shkaqet e mundshme të çrregullimeve të shikimit trajtohen sipas protokolleve të cilat i rekomandojnë mjekët oftalmologë. Çdo trajtim i kësaj duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Krypometër, po ashtu ka kontaktuar me specialisten e mjekësisë familjare Dr. Zarife Gashi. E njëjta, në një përgjigje për Krypometër ka konfirmuar se në protokollet e trajtimit të sëmundjeve të syve nuk ka ndonjë dietë që rekomandon përdorimin e koprës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software