schema:text
| - Postimi i rremë për garën e njësive speciale në Dubai
Deklarata
Arritje historike/ Forca speciale shqiptare “RENEA” me të shkëlqyerat në botë në konkursin e Dubait /VIDEO/
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Arritje historike/ Forca speciale shqiptare “RENEA” me të shkëlqyerat në botë në konkursin e Dubait /VIDEO/” nuk është i saktë. Artikulli nuk është i bazuar në fakte, pasi ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Talant Balla nuk kishte thënë se “Forca speciale shqiptare “RENEA” me të shkëlqyerat në botë në konkursin e Dubait”, por vetëm kishte thënë se “RENEA shkëlqen në Dubai”. Sipas të dhënave zyrtare të garës “UAE SWAT Challenge”, “Renea” është renditur në vendin e 36-të në garën më njësitë e tjera speciale që ishin në këtë garë. E para në këto gara ka dalë Policia A e Dubait.
Artikulli
Më 05.02.2024, faqet në Facebook “ALB BANIA” (arkiva) ka shpërndarë një artikull me titull: “Arritje historike/ Forca speciale shqiptare “RENEA” me të shkëlqyerat në botë në konkursin e Dubait /VIDEO/”.
I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet: ‘Gazeta Koha Jone’ (arkiva) dhe ‘ontime.press’ (arkiva).
Krypometër, fillimisht ka kontrolluar burimin e këtij artikullit që në titull konstaton se “Forca speciale shqiptare “RENEA” me të shkëlqyerat në botë në konkursin e Dubait”.
Brenda në artikull është cituar ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, i cili kishte postuar (arkiva) një video të Njësisë Speciale “RENEA” me përshkrimin “Reparti ynë i krenarisë “RENEA” shkëlqen në📍Dubai, mes forcave speciale nga e gjithë bota”
Pra, ministri Balla nuk kishte thënë se “Forca speciale shqiptare “RENEA” me të shkëlqyerat në botë në konkursin e Dubait”, por vetëm kishte thënë se “RENEA shkëlqen në Dubai”.
Për të verifikuar tutje këtë konstatim, Krypometër ka kontrolluar të dhënat zyrtare të garës “UAE SWAT Challenge” (arkiva), të publikuara në faqen zyrtare.
Të dhënat e publikuara në UEA SWAT Challenge (SWAT – Special Weapons and Tactics, shqip: Armë dhe Taktika Speciale) tregojnë se në garat që janë mbajtur nga 03.02.2024 deri më 07.02.2024, 35 ekipe policore të shteteve të ndryshme kanë marrë më shumë pikë dhe janë renditur më lartë se “Renea” e Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Në vendin e parë është renditur “Policia A” e Dubait, në vendin e dytë “Policia B” e Dubait ndërsa në vendin e tretë ka dalë Policia e Kazakistanit.
Sipas të dhënave të “UAE SWAT Challenge, njësia “Renea” është renditur në vendin e 36-të me gjithsej 173 pikë (Arkivi). Pas “Reneas” janë renditur 37 njësi të tjera të policive të vendeve që kanë marrë pjesë në këtë garë.
Krypometri po ashtu ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Gent Mullai, i cili ka treguar se cili ka qenë rezultati i forcave speciale të Policisë së Shqipërisë në garat “UAE SWAT Challenge”.
Ai tha se në tërësi “Renea” ishte shumë mirë.
“‘Renea’ ka marrë cerfitikatën për paraqitje dinjitoze taktikisht dhe po ashtu ftesë për pjesëmarrje që tani për vitin tjetër”- tha Mullai.
“UEA SWAT Challenge” është mbajtur në Dubai dhe mikpritës ka qenë Policia e Dubait. Sipas të dhënave, objektivi i kësaj gare është që të nxisë një shkëmbim të teknikave dhe aftësive taktike midis ekipeve ndërkombëtare të garës SWAT, duke theksuar mprehtësinë mendore dhe qëndrueshmërinë fizike.
Gara përbëhet nga pesë kategori, duke testuar ekipet globale në skenarë të ndryshëm taktik brenda mjedisit të klasit botëror të objektit të trajnimit Dubai SWAT.
Gara ofron një platformë unike për shfaqjen e aftësive të profesionistëve elitë të policisë dhe inkurajon bashkëpunimin, shkëmbimin e ideve dhe respektin e ndërsjellë në komunitetin e zbatimit të ligjit.
Sfida SWAT synon të përmirësojë praktikat globale të zbatimit të ligjit duke promovuar bashkëpunimin dhe ndarjen e praktikave më të mira midis ekipeve SWAT në mbarë botën.
|