About: http://data.cimple.eu/claim-review/a46ad1280197c075ea34eeb6a3630be4bf81eb55abcb0179c8d6b5f7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Presidenti Hashim Thaçi. Foto: Kallxo.com Rrena e Presidentit për kohën e kthimit në Kuvend Deklarata Hashim Thaçi: Në ora 3:00 këtu më ki valla, veç ju mos e lëshoni Vlerësimi Rrenë Presidenti Hashim Thaçi, është vonuar rreth 20 minuta për tu kthyer në zyrën e Kuvendit ku Komisioni Hetimor në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq Artikulli Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk u kthye në kohë për të raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, edhe pse vetë tha se do të kthehet në orën 15:00. Presidenti Thaçi katër herë radhazi e bojkotoi ftesën për raportim të Komisionit Parlamentar, përderisa në herën e pestë e caktoi vetë datën se kur do të jetë prezent. Të premten, në mbledhjen e thirrur për në orën 13:00, ai u paraqit në Kuvend vetëm pas 10 minutave vonesë, ndërkaq pak para orës 14:00 kërkoi që mbledhja të shkojë në pauzë, pasi siç tha i duhej të bënte një telefonatë dhe të merrte pjesë në një akademi. Kreu i shtetit, u dha fjalën deputetëve se do të kthehej në Kuvend në orën 15:00. “Nëse ka mirëkuptim e bëjmë një pauzë prej gjysmë orë për dy angazhime që i kam. Sepse kam obligime telefonike. Kam me shku edhe në një akademi. Kthehemi në ora 15:00, deri në mëngjes vazhdojmë”, tha kryetari i shtetit. Para se të shkonte mbledhja në pauzë, ishte anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, i cili shfaqi druajtje për moskthimin e presidentit. “Për telefonata mund të kemi mirëkuptim, por mes akademisë dhe sigurisë kombëtare, siguria kombëtare është mbi akademinë. Për telefonatën, mund të dilni, po ju presim”, u shpreh ai. Kurse, Presidenti tha se në ora 2 ka telefonatë, ndërkaq Selmanaj shfaqi frikën e tij se Presidenti më nuk do të paraqitet para tyre. “E kam përshtypjen që është hera e fundit dhe nuk të shoh këtu më”, tha deputeti. Ndërsa, Thaçi ripërsëriti se do të kthehet për raportim në orën 15:00. “Në ora 3:00 këtu më ki valla, veç ju mos e lëshoni”, tha Thaçi. Por edhe pse anëtarët e Komisionit u mblodhën pak pas orës 15:00, presidenti nuk u shfaq para tyre as deri në orën 15:20. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më shumë bëri pyetje sesa që u përgjigj në pjesën e parë, para pauzës para Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq një vit më parë. Para kësaj here Thaçi katër herë radhazi nuk kishte shkuar për t’u intervistuar në komision. Njëra ishte para tre ditësh, ku Thaçi për herë të parë kishte kërkuar që ta shtyjnë atë për sot. Ndërsa herëve të tjera anëtarët e komisionit arsyet e mos shkuarjes së tij për intervistim në komision i merrnin përmes medieve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software