About: http://data.cimple.eu/claim-review/a525d2f3214081f4495b493256222d38f8018cde78fac16af6bad948     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq (29.09.2021), Foto: KALLXO.com Cilësimi i rremë i Goran Rakiqit për aksionin e policisë kundër kontrabandës Deklarata Ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo ishte Nata e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani Vlerësimi Rrenë e kryptë Faktet historike dhe institucionale tregojnë se aksioni i Policisë së Kosovës nuk mund të krahasohet me Holokaustin, pasi janë dy ngjarje krejtësisht të ndryshme. Kristallnacht apo “Nata e Kristaltë” e quajtur edhe Nata e Xhamit të Thyer ose Pogromet e Nëntorit, nata e 9-10 nëntorit 1938, ishte kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre. Emri “Kristallnacht” i referohet ironikisht mbeturinave të xhamit të thyer të lënë në rrugë pas këtyre pogromeve. Ndërkaq, aksioni i Policisë së Kosovës, bazohet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe deklarimeve të ministrisë të Punëve të Brendshëm ka rezultuar me arrestimin e personave që dyshohet se e kanë shkelur ligjin duke kontrabanduar mallra. Policia nuk i ka sulmuar civilet e as pronat e tyre. Një grup i qytetarëve i kanë sulmuar policët dhe gazetarët që kanë raportuar për këtë aksion. Artikulli Aksioni i 13 tetorit i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave nëpër disa rajone të vendit, përfshirë veriun e Mitrovicës, nxiti sulmet e dhjetëra serbëve me mjete të forta ndaj forcave të policisë, ku u gjuajt edhe me armë. Disa prej zyrtarëve policor mbetën të lënduar. Edhe gazetarët u sulmuan dhe u penguan nga qytetarët serb për ta kryer punën e tyre. Ndërhyrja e ligjshme e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës u krahasua me Holokaustin e Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, e përshkroi operacionin e së mërkurës në veri si “Crystal Night” apo “Nata e Kristaltë”, krahasim ky që u cilësua si i papranueshëm. “Ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo ishte Nata e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, citohet të ketë thënë Rakiq, teksa ishte nisur të takonte presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Media e ka raportuar këtë deklaratë të Rakiqit pa i verifikuar faktet historike. E faktet historike dhe institucionale tregojnë se pse aksioni i Policisë së Kosovës nuk mund të krahasohet me Holokaustin, pasi janë dy ngjarje krejtësisht të ndryshme. Kristallnacht apo “Nata e Kristaltë” e quajtur edhe Nata e Xhamit të Thyer ose Pogromet e Nëntorit, nata e 9-10 nëntorit 1938, ishte kur nazistët gjermanë sulmuan hebrenjtë dhe pronat e tyre. Emri “Kristallnacht” i referohet ironikisht mbeturinave të xhamit të thyer të lënë në rrugë pas këtyre pogromeve. Ndërkaq, aksioni i Policisë së Kosovës, bazohet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Në nenin 317 të këtij kodi “Kontrabandimi i mallrave”, pika 1 thuhet se “Kushdo që duke kaluar vijën kufitare bartë mallra dhe shmang kontrollin doganor, ose kushdo që duke shmangur kontrollin doganor, kryen bartjen e mallrave dhe kalon vijën kufitare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”. Tutje në pikën 2 thuhet se “Kushdo që pa leje përkatëse, shmang kontrollin doganor dhe kalon vijën kufitare duke bartur mallrat, eksportimi apo importimi i të cilave është i ndaluar, i kufizuar apo kërkon leje të posaçme nga organi kompetent, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të mërkurën tha se operacioni policor nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, por kundër personave që dyshohet se kanë kontrabanduar mallra. “Prokurori i rastit është serb, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejtë janë shumica serbë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë. Shumica e të kërkuarve janë shqiptarë. Është një shërbim aleat i cili e ka iniciuar këtë akt, në të njëjtën kohë jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tonë ndërkombëtar. Pra nuk bëhet fjalë për asnjë aktiviteti kundër komunitetit serb”, ka thënë Sveçla. Policia e Kosovës njoftoi se lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, ka arrestuar 8 persona të dyshuar, si dhe ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave, të cilët i ka shpallur në kërkim. Në anën tjetër ndaj deklaratës së ministrit serb Rakiq reagoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se krahasimi i aksionit të Policisë së Kosovës në veri kundër kontrabandës së mallrave me “Natën e Kristaltë” është i papranueshëm. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni faktet”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Twitter.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software