schema:text
| - Lajmi i vjetër për lehtësimet e bëra për emigrantët në Greqi
Deklarata
Lajm i mire për shqiptaret! Greqia merr vendimin e ri për punëtorët sezonalë
Vlerësimi
Me kos
Artikulli me titull “Lajm i mire për shqiptaret! Greqia merr vendimin e ri për punëtorët sezonalë” nuk ka informacione të sakta për kohën kur është publikuar në vitin 2023. Të dhënat dhe informacionet e dhëna në këtë artikull janë publikuar në vitin 2020. Me rastin e ripublikimit të këtyre informacioneve, lexuesit nuk janë informuar se bëhet fjalë për një lajm të vitit 2020
Artikulli
Më 4 maj 2023 faqja e internetit “Gazeta unike.al” ka publikuar një artikull me titull: “Lajm i mire për shqiptaret! Greqia merr vendimin e ri për punëtorët sezonalë”.
Në këtë artikull pretendohet se autoritetet greke kanë vendosur se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të të shkojnë në Greqi.
Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqet e Facebook-ut Gazeta unike.al, Lajme.al 1 Melodi shpirti, Rilinda per te jetuar, Ndal Expres, Portali Berisha, Gazeta Dardania, Lajm Prees, Muzik live.
Po ashtu, ky artikull është shpërndarë në maj të vitit 2022 edhe nga faqja e internetit: korrieri.com.al.
Por, lajmi është i vjetër. Informacioni që është ripublikuar në muajin maj të vitit 2023, për herë të parë është publikuar në shtator të vitit 2020.
Këto faqe një lajm të vjetër e kanë paraqitur si aktual.
|