About: http://data.cimple.eu/claim-review/a6242e13e1b5e6b22407e2480cde0ca860d3b451a88e56f238329cde     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rruga 'Rasim Kiqina’, në Skenderaj Rrena e Komunës së Skenderajt për ndriçimin publik Deklarata Tashmë ndriçimi publik i qytetit është në projekt dhe shumë shpejt do të nisin procedurat e tenderimit për ndriçimin publik të qytetit të Skenderajt Vlerësimi Rrenë Komuna e Skenderajt nuk e ka mbajtur fjalën për ndriçimin e rrugës ‘Rasim Kiqina’ në këtë komunë. Banorët e kësaj rruge vazhdojnë të ankohen për mungesë të ndriçimit. Artikulli Banorët e rrugës ‘Rasim Kiqina’ në Skenderaj vazhdojnë të përballen me mungesën e ndriçimit publik. KALLXO.com ka raportuar në fund të muajit tetor të vitit 2018 se kjo rrugë është pa ndriçim publik dhe se qytetarët kanë treguar për rreziqet që ka kjo rrugë e pa ndriçuar, sidomos për fëmijët. Atëkohë, Komuna e Skenderajt në një përgjigje për KALLXO.com kishte thënë se ndriçimi publik i qytetit është në projekt dhe se shumë shpejtë pritet të nisin procedurat e tenderimit. “Ju njoftojmë se Komuna e Skenderajt, e cila vetëm pak ditë më parë ka miratuar buxhetin për vitin 2019, në të cilin ka paraparë investime në rrjetin e ndriçimit publik. Pra, tashmë ndriçimi publik i qytetit është në projekt dhe shumë shpejt do të nisin procedurat e tenderimit për ndriçimin publik të qytetit të Skenderajt”, thuhet në përgjigjet e komunës së Skenderajt. Pyetje e KALLXO.com ka qenë specifike për këtë rrugë. KALLXO.com, e ka vizituar serish rrugën e njëjtë, dhe ajo nuk është ndriçuar siç kishte premtuar Komuna e Skenderajt. KALLXO.com ka kontaktuar përsëri me Komunën e Skenderajt, e cila ka deklaruar se ky projekt është i përfshirë në buxhetin komunal të vitit 2020 dhe se do të realizohet këtë vit. “Në lidhje me projektin në fjalë, ju informojmë që ky projekt është i përfshirë në buxhetin komunal të vitit 2020 dhe do të realizohet këtë vit. Së shpejti sipas planit të punës do të fillojnë dhe procedurat e prokurimit për realizimin e këtij projekti”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Skenderajt.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software