About: http://data.cimple.eu/claim-review/a71561ec63c975427a614f564b5d54eb5829817676371084d85a1321     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Zotimet e partive politike për bujqësinë, ambientin dhe energjinë Deklarata Partitë politike kanë dhënë qëndrime rreth pyetjeve konkrete të bëra në Debatin Pernime për: deponinë e Mirashit, ndotjen e lumenjve nga kanalizimi, mbjelljen e fidanëve, Ligjin për kontrollin e plastikës, etj. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë nëse kandidatët do të mbajnë fjalën për premtimet e dhëna në pyetjet konkrete. Artikulli KALLXO.com ka mbajtur #DebatPernime me përfaqësuesit e partive politike ku është diskutuar për bujqësinë, ambientin dhe energjinë. Të ftuarit kanë dhënë premtimet e tyre në lidhje me 10 tema të caktuara, se si dhe kur do t’i qasen atyre. KRYPOMETRI do t’i kthehet këtyre zotimeve të përfaqësuesve të partive politike për të parë nëse do t’i realizojnë në momentin kur të jenë në pushtet. Lidhja Demokratike e Kosovës Kandidati i LDK-së për deputet, Besian Mustafa është zotuar se nëse LDK vjen në pushtet do ta mbyllin deponinë e Mirashin. Ai poshtu është zotuar se do t’i gjobisin komunat që do t’i ndotin lumenjtë me kanalizim. Mustafa tha se brenda 24 muajve të parë të Qeverisë do të hyjë në fuqi Ligji për kontrollimin e plastikës. Poashtu brenda 24 muajve Mustafa ka premtuar se qeset e plastikës do të jenë me pagesë. Mustafa i LDK-së ka premtuar se brenda 4 vjetëve do t’i mbjellë 3 mijë hektarë tokë me drunj e fidane. Lëvizja Vetëvendosje Kandidati i LVV-së për deputet, Hajrullah Çeku është zotuar se nëse LVV vjen në pushtet do ta mbyllin deponinë e Mirashin. Çeku poshtu është zotuar se do t’i gjobisin komunat që do t’i ndotin lumenjtë me kanalizim. Ai tha se brenda vitit të parë të Qeverisë do të hyjë në fuqi Ligji për kontrollimin e plastikës. Poashtu është zotuar se brenda vitit të parë do t’i bëjnë qeset e plastikës me pagesë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Krasniqi është zotuar se nëse AAK vjen në pushtet do ta mbyllë deponinë e Mirashin. Krasniqi poashtu është zotuar se do t’i gjobisin komunat që do t’i ndotin lumenjtë me kanalizim. Ai ka premtuar se brenda vitit të parë të Qeverisë do të hyjë në fuqi Ligji për kontrollimin e plastikës. Krasniqi është zotuar se në 6 mujorin e parë të vitit të dytë do të tentojnë t’i bëjnë me pagesë qeset e plastikës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software