About: http://data.cimple.eu/claim-review/a748c3fdf97bd6a3eb8e23f9e71dcee6be41ade636df2ef05787419f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com Rrena e Kryetarit të Vushtrrisë për Numrin e Drejtoreshave Deklarata Xhafer Tahiri: “Do të kemi të paktën pesë gra që do të jenë drejtoresha të drejtorive të Komunës”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Xhafer Tahiri nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për emërimin e grave në krye të drejtorive komunale. Ai kishte premtuar të paktën pesë gra në krye të drejtorive, por i ka emëruar vetëm dy drejtoresha. Edhe kandidati i AAK, Nasuf Aliu dhe ai i VV-së Besim Muzaqi për kryetar të Vushtrrisë kishin premtuar më shumë drejtoresha. Edhe këta dy konsiderohen që kanë rrejtë, meqë janë në pushtet. Por, barra e rrenës i bie më shumë Tahirit, i cili është kryetar i Komunës. Artikulli Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka kompletuar ekipin e tij për qeverisjen e Vushtrrisë në katër vitet e ardhshme. Bazuar në kompetencat që ka si kryetar, Xhaferi i ka emëruar 12 drejtorët e drejtorive komunale. Vetëm dy nga 12 drejtoritë e kësaj komune do të udhëhiqen nga gratë. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të udhëhiqet nga Lumturie Mehmeti dhe Drejtoria e Prokurimit do të udhëhiqet nga Saranda Cakaj. Në DebatPernime, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri kishte premtuar se së paku pesë drejtori do të udhëhiqen nga gratë. “Do të kemi të paktën pesë gra që do të jenë drejtoresha të drejtorive të komunës”, kishte premtuar Tahiri në DebatPernime. Edhe Nasuf Aliu nga AAK dhe Besim Muzaqi nga VV, të cilët janë në koalicion me LDK-në, kanë premtuar me shumë se dy drejtori. Nasuf Aliu nga AAK, i cili është emëruar kryesues i Kuvendit Komunal, kishte premtuar katër drejtoresha. “Vushtrria ka nevojë për menaxhere të mira, nëse i bëjmë 10 dhe ato nuk janë menaxhere të mira është e pamjaftueshme për vushtrriasit, katër shumë të zonja veç i kemi”, kishte thënë Aliu. Edhe Besim Muzaqi nga VV, i cili është emëruar nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë, kishte premtuar së paku katër gra drejtoresha. “Së paku katër gra do të jenë udhëheqëse të drejtorive komunale në Vushtrri”, kishte thënë Muzaqi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software