About: http://data.cimple.eu/claim-review/a75499ee92f110d7a1c140707a658b82984bcd63b0a240d2875a6e58     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Albin Kurti ndërron qëndrimin mbi postin e presidentit Deklarata Albin Kurti( 19.11.2020)- “Duhet të ulemi e ta gjejmë dikën mbi palët. Pra, nuk bën presidenti të jetë palë…Nuk mund të kemi president të njëanshëm. Është e domosdoshme ta kemi një president të paanshëm e mbi palët. [Pas zgjedhjeve të reja] duhet të ulemi e ta gjejmë dikënd mbi palët” Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Albin Kurti ka ndërruar qëndrimin sa i përket çështjes së Presidentit. 3 muaj më herët thoshte se presidenti nuk duhet të jetë njeri i fushatave elektorale dhe duhet të jetë person mbi palët. Ai gjithashtu kishte deklaruar se për postin e presidentit do të flisnin pas zgjedhjeve. Vjosa Osmani ka qenë pjesë e garave zgjedhore dhe e fushatave që nga viti 2010. Ajo pritet të jetë pjesë e garës zgjedhore edhe më 14 shkurt 2021. Artikulli Lëvizja Vetëvendosje dhe iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë marrëveshje janë ndarë edhe postet për të cilat po i hyjnë garës. Albin Kurti do të jetë kandidat për kryeministër derisa Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente. Mirëpo, 3 muaj më parë, në një intervistë për Prishtina Insight, Albin Kurti pati qëndrim tjetër për postin e presidentit. Ai thoshte se Vetëvendosje nuk ka një kandidat për president, derisa deklaronte se për këtë çështje duhet të flitet pas zgjedhjeve. “Ne nuk kemi një kandidat. Ne duam zgjedhje të reja dhe qeveri të re, e për president pajtohem se pas zgjedhjeve të reja. Duhet të ulemi e ta gjejmë dikën mbi palët. Pra, nuk bën presidenti të jetë palë”, ishte shprehur Albin Kurti në nëntor të 2020. Madje ai kishte komentuar edhe ambicien e Ramush Haradinajt për president. “Edhe Haradinaj është i tillë. Njeri i fushatave elektorale… Nuk mund të kemi president të njëanshëm. Është e domosdoshme ta kemi një president të paanshëm e mbi palët”, thoshte Kurti. Vjosa Osmani që nga viti 2010 ka marrë pjesë në fushata elektorale. Ajo pritet të jetë pjesë e fushatës elektorale edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi që sot e konfirmoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software