About: http://data.cimple.eu/claim-review/a799eead84f162ee5182bf5dcb121661129bd68f372d80e79d6cffaa     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Bekim Jashari ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje Deklarata LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje Vlerësimi Rrenë Informacioni i publikuar në disa faqe të internetit dhe i shpërndarë edhe në Facebook me titull: LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje” është i rremë. Bekim Jashari nuk ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmi i publikuar bazohet vetëm në një status në Facebook i bërë më 20 shtator 2021 nga Sokol Halili, që ka qenë kundërkandidat i Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 2021. Artikulli Në faqet e internetit: “lajme.buzz.com”, “news372media.com”, “mediahamro.com”, është publikuar më 30 korrik 2022 një lajm me titullin “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Levizjen Vetevendosje”. I njëjti lajm është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Telegram.info”, “Prit Pak”, “Janina Press”, “Der Albaner+”, “24Ore”, “Albini për Kosovën”, “ICH BIN Albaner”, “Info Globale”, “Atdheu.net”. Këto faqe e kanë shpërndarë këtë lajm gjatë muajit korrik, përkatësisht pjesa më e madhe e shpërndarjeve janë bërë më 30 korrik. Por, në fakt lajmi i njëjtë qarkullon në internet dhe Facebook që nga shtatori i vitit 2021, siç është ky postim nga faqja “Lajme Shqip- Nike”. Ndonëse në titull thuhet se ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kaluar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje, në lajm nuk thuhet asgjë zyrtare. Aty citohet një status i ish-kandidatit për kryetar të Skenderajt, Sokol Halilit, i cili kishte shkruar se “në një të ardhme të afërt Bekim Jashari do të kalojë në VV”. Statusi në “Facebook” është publikuar më 20 shtator 2021, në prag të zgjedhjeve lokale të 2021-ës. “Mbēshtetēsi i Kurtit para,lajmēron: Bekim Jashari nē njē tē ardhme tē afērt do tē kaloi nē VV. Sokol Halili u bē i njohur pasi shkeli njē qen duke lobuar pēr Lēvizjen Vetēvendosje dhe Albin Kurtin. Ai tani ēshtē kandidat pēr zgjedhjet lokale nē Skēnderaj. Ai tani ēshtē kthyer kundēr Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit tē Skēnderajt z. Bekim Jashari. Ai ka para,lajmēruar se Bekim Jashari do tē kaloi nē VV”, është shkruar në lajmin e publikuar nga “lajme.buzz.com”. Sokol Halili ka qenë kundërkandidat i Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 2021. Bekim Jashari ka kandidur me “Lista e pavarur Ideal”. Që nga postimi i bërë nga Halili, Bekim Jashari nuk është bërë pjesë e Vetëvendosjes. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk është e vërtetë që Bekim Jashari ka kaluar në këtë parti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software