schema:text
| - Titulli i pasaktë se deklarata e shkencëtares është befasuese
Deklarata
Pse serbët i urr ejnë shqiptarët: Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Titulli i artikullit “Pse serbët i urr ejnë shqiptarët: Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj” nuk është plotësisht i mbështetur në fakte. Shkencëtarja serbe ka thënë se “Albanofobia” është shumë e pranishme në Serbi, por nuk ka thënë se gjithë serbët janë albanofobë, pra që i urrejnë shqiptarët. Në artikull nuk është mbështetur pjesa e titullit, e cila thotë se “Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj”.
Artikulli
Më 27 mars 2023, faqja në Facebook “atdheulajm.com” ka publikuar artikullin me titull “Pse serbët i urr ejnë shqiptarët: Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: “Plisi Press”, “Star.Al”, “Xixëllonja”, “Zëri Shqiptar”, “Shqipëria”, “Atdheu Lajm”, “Rruga Shqiptare”, “Shkupi”, “Rajoni sot”, “News66shqip.al” dhe “Shkupi Online”.
Materiali i referohet një deklarate të një shkencëtareje serbe Dubravka Stojanovic lidhur me pikëpamjen e serbëve për shqiptarët.
Mirëpo në asnjë paragraf nuk është mbështetur pjesa e titullit, e cila thot “Befason shkenctarja serbe me përgjigjen e saj”.
Përveç kësaj, në artikull nuk është parashtruar ndonjë pyetje të cilës shkencëtarja i është përgjigjur, ashtu siç thuhet në titull.
Ajo në deklarimin e saj ka thënë se “Albanofobia” është shumë e pranishme në Serbi, por nuk ka thënë se gjithë serbët janë albanofobë, pra i urrejnë shqiptarët.
|