About: http://data.cimple.eu/claim-review/a7b6ac046911044b77a0cb3edb2e95f012c1b65e0762076603710bdf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se një krem shëron deformimin e këmbëve Deklarata Valgus më lidhi në shtrat. Unë praktikisht u bëra invalid. Më shpëtoi një aksident me fat… — Leonita Vokrri Vlerësimi Rrenë Artikulli me titullin “Valgus më lidhi në shtrat. Unë praktikisht u bëra invalid. Më shpëtoi një aksident me fat… — Leonita Vokrri” është i rremë. Në këtë artikull janë përdorë personazhe fiktive për të rekomanduar përdorimin e një kremi, pra rekomandimin për blerjen e tij. Krypometër ka verifikuar se kremi i njëjtë shitet edhe nëpër barnatore, mirëpo me cmim shumë më të lirë. Ortopedët rekomandojnë që për probleme të tilla shëndetësore duhet të konsultohen me profesionist, pasi në disa raste rekmandohet edhe operimi. Artikulli Më 19.04.2024 në ueb faqen ‘bn-kd.live’ (arkiva) është publikuar një artikull me titull: “Valgus më lidhi në shtrat. Unë praktikisht u bëra invalid. Më shpëtoi një aksident me fat… — Leonita Vokrri”. Artikulli prezanton Leonita Vokrrin si yll të teatrit në Kosovë, nga Prizreni e ilustruar edhe me një fotografi, e cila thuhet se përfundoi në një karrocë me rrota për shkak të një deformimi të këmbës të quajtur ‘valgus’. Artikulli është në formë të intervistës, duke mos treguar emrin e gazetarit që gjoja e ka intervistuar personin të cilin e prezanton si Leonita Vokrri. Krypometri ka verifikuar fotografinë e cila ilustron ‘Leonita Vokrrin’, e cila është në ballinë të artikullit. Nga kërkimet e bëra, Krypometri ka gjetur fotografitë janë marrë nga televizioni ukrainas dhe personi në fotografi është Svitlana Mykhaylova, e cila është drejtoreshë e një teatri të kukullave në Ukrainë. Krypometri ka pyetur edhe regjisorin Mahir Musliu nëse ka dëgjuar për ndonjë aktore me emrin Leonita Vokrri në Prizren. “S’kam dëgju najherë për një emen të tillë”- tha Musliu, regjisor nga Prizreni. Artikulli propozon një kremë për të cilin pretendohet se pastron nyjet nga depozitat e kripës dhe kryen rikuperim të thellë. Specialisti i farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha ka thënë për Krypometrin se kjo kremë përdoret për lyerjen e kyçeve dhe për pacientë që kanë probleme me eshtra, por nuk mund të kurojë një sëmundje të tillë çfarë është paraqitur në këtë shkrim. “Ky produkt nuk mund të jetë efikas për këtë diagnozë si në fotografinë që është pjesë e këtij shkrimi. Rekomandimi i vetëm për këtë problem është përdorimi i këpucëve apo atleteve të përshtatshme për këmbë dhe nëse nuk ka rezultatet atëherë këshillohet kirurgjia si alternativë e suksesshme”- tha për Krypometër Haxhijaha. Krypometri gjithashtu ka pyetur edhe Ortopedin Agron Mahmuti se si veprojnë në raste të tilla apo nëse një kremë e tillë shëron këtë. “Është hallux valgus, shkaktarët janë të shumtë. Në format e avancuara si kjo, ne rekomandojmë operim”- tha Mahmuti për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software