About: http://data.cimple.eu/claim-review/a7bee6f8b490a12e789f106ac5d3fbcc76e7d3b42e540163b0a23d0a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Sokol Haliti i premtoi 50% gra drejtoresha, por nuk i emëroi Deklarata Sokol Haliti (15.10.2021) – “Sigurisht do të jenë 50/50”. Vlerësimi Rrenë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nuk e ka mbajtur premtimin për barazi gjinore në drejtoritë komunale. Ai kishte premtuar 50% me 50% por ai ka emëruar 30% gra dhe 70% burra. Artikulli Edhe në këtë mandat kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nuk e ka mbajtur premtimin e tij për emërimin e grave në krye të drejtorive. “Sigurisht do të jenë 50/50”, ka deklaruar Haliti pas asnjë hezitim në “DebatPernime” më 15 tetor 2021. Mirëpo në kabinetin e prezantuar ditë më parë, nga 10 drejtori vetëm tri do të udhëhiqen nga gratë apo vetëm 30 për qind prej tyre. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e cila do të drejtohet nga Merrushe Ahmeti, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë do të udhëhiqet nga Majlinda Ostrogllava si dhe në krye të Drejtorisë së Arsimit do të jetë Fatbardha Emini. Ndërsa 7 drejtorët burra në kabinetin e Haliti janë: Skënderbe Hebibi – Drejtor i Administratës; Naim Pira – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Basri Aliu – Drejtor për Shërbime, Publike dhe Emergjencë; Besnik Imeri – Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim; Valmir Sahiti – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport; Adnan Ymeri – Drejtor i Inspeksionit si dhe Visar Demiri – Drejtor i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit. Haliti nuk e kishte mbajtur fjalën për gratë drejtoresha as në mandatin e kaluar, kur kishte premtuar se në qeverisjen e tij 40 për qind e drejtorive do të udhëhiqeshin nga gratë. Në mandatin e kaluar, pas një koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Sokol Haliti kishte emëruar Hanife Jonuzit në krye të drejtorisë së drejtorisë për Shëndetësi dhe Punë Sociale. Përveç Januzit, Arlinda Sadiku, ka qenë drejtoreshë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Majlinda Ostrogllavës, drejtoreshë e Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë. Sokol Haliti i LDK-së ka fituar një mandat të tretë në krye të Vitisë, në balotazh ndaj Arsim Ademit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 14 nëntor të vitit të vitit 2021. Haliti ka marrë 51,48% të votave ndërsa Ademi ka marrë 48,52%.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software