About: http://data.cimple.eu/claim-review/a7d0dfceef67f30c4f30ad7e2151ed0c6bdcea9a9a7137eb7e0467cd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje Rrena e Ramush Haradinajt para qytetarëve të Vitisë Deklarata Shpend Ahmeti ka hap 15 çerdhe në Prishtinë, ka qenë vetëm një Vlerësimi Rrenë Konstatimi se gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit janë hapur 15 çerdhe në Prishtinë është i gabuar pasi gjatë mandait të tij u hapen vetëm 8 çerdhe. Prishtina para qeverisjes së Ahmetit kishte 6 çerdhe publike. Ndërsa sot në total Prishtina 14 çerdhe prej të cilave 8 çerdhe publike dhe 6 me partneritet publiko-privat. Artikulli Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, sot gjatë një tubimi me qytetarët në Viti, lavdëroi punën e tij sa ishte në krye të ekzekutivit. Haradinaj me qëllim të bind qytetarët së do të punojë për arsim profesional, lavdëroi punën edhe të kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmetit në udhëheqje të Komunës së Prishtinës. PSD e Ahmetit është partner në koalicionin parazgjedhor të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Haradinaj duke marrë shembull të mirë Shpend Ahmetin, tha se ka hapur 15 çerdhe në kryeqytet. “Krejt ata që punojnë sot në Kosovë e kanë zor me gjet punëtorë të kualifikum, disa edhe po iu ikin në tregjet tjera e çdo herë ata po mbesin në telashe. Këtë e thash tu e marrë shembull kryeqytetin, Shpend Ahmeti ka hap 15 çerdhe në Prishtinë, ka qenë vetëm një”, u shpreh kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD. Por, në fakt Prishtina ka në total 14 çerdhe: 8 publike dhe 6 publiko-private. Në kohën e Shpend Ahmetit janë hapur 2 çerdhe publike dhe 6 me partneritet publiko-privat, pra në total 8 çerdhe. Kurse, gjashtë (6) çerdhe para vitit 2013, pra para qeverisje së Shpend Ahmetit. Për të konfirmuar këto të dhëna, KALLXO.con ka kontaktuar me drejtoreshën e Arsimit, Shpresa Shala, e cila kur u pyet për numrin e tyre, e dërgoi vetëm linkun e PrishtinaOnline.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software