About: http://data.cimple.eu/claim-review/a7d7da184550968219972ec2c2b2378ca6bacf7f0d78af4e74b002f6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • DASH: Gabriel Eskobar nuk është shkarkuar Deklarata I dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është shkarkuar nga ky pozicion, pasi ndaj tij janë ngritur disa akuza dhe dyshohet se ka krijuar konflikt interesi Vlerësimi Me kos Postimi “i dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është shkarkuar nga ky pozicion, pasi ndaj tij janë ngritur disa akuza dhe dyshohet se ka krijuar konflikt interesi” është i rremë. Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se Gabriel Escobar nuk është shkarkuar, por i njëjti do të marrë detyrë tjetër si pjesë e rotacionit të rregullt që bëhet tek zyrtarët e Karrierës të Shërbimit të Jashtëm. Artikulli Më 05.05.2024, faqja në Threads “vendimii”(arkiva) ka publikuar një postim në të cilin thuhet “Sipas Frontliner, i dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është shkarkuar nga ky pozicion, pasi ndaj tij janë ngritur disa akuza dhe dyshohet se ka krijuar konflikt interesi. Kjo pra është Amelika, që nuk është as individ as shoqatë individësh. God 🙏🇺🇲”, thuhet në këtë shkrim. Këtij postimi i është bashkangjitur edhe një fotografi nga një postim i bërë në rrjetet sociale rreth këtij lajmi. Për të verifikuar vërtetësinë e këtij lajmi, Krypometër ka kontaktuar me Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët kanë thënë se informacioni për shkarkim të Gabriel Escobar, të dërguarit special amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, është i rremë. “Zv. ndihmës Sekretari Gabriel Eskobar nuk është shkarkuar nga pozita e tij. Të gjithë zyrtarët e Shërbimit të Jashtëm shkëmbejnë detyrat çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt e rotacionit. Si zyrtar i Karrierës i Shërbimit të Jashtëm, Zv.ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe është në pritje të një tranzicioni të planifikuar për një detyrë tjetër në javët e ardhshme.”- thuhet në përgjigjen e DASH-it për Krypometër. Departamenti i Shtetit është përgjigjur edhe rreth pretendimit për konfliktin e interesit që Eskobar mund të ketë në dialogun Kosovë-Serbi. “Gruaja e zv.ndihmëssekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. As DAS (zv.ndihmës Sekretar) Escobar nuk ka ndonjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP”– thuhet në përgjigjen e DASH-it. Vet Gabriel Eskobar në një konferencë për media më 08.05.2024 ka adresuar këto pretendime për shkarkimin e tij dhe lidhjet e pretenduara financiare të familjarëve të tij me Qeverinë e Serbisë. “Unë dua të them drejtpërdrejt se e tëra në atë raport është rrenë, bile rrenë e verifikueshme. Së pari, unë nuk po shkarkohem, dhe të gjithë në Departamentin e Shtetit e kanë verifikuar këtë. Së dyti, gruaja ime nuk merr asnjë lloj paraje nga ndonjë qeveri e huaj”- ka thënë Escobar. Tutje, ai ka thënë se gruaja e tij nuk paguhet nga Serbia. “Gruaja ime në çdo ambasadë në të cilën kemi shërbyer – Bolivi, Portugali, Itali, dhe madje edhe Serbi- ka qenë një ithtare e kontakteve me qytetarë, por ajo e bën këtë pa asnjë lloj pagese dhe pa asnjë lloj kontrate. Ajo do të vazhdojë të bëjë këtë. Së treti, nuk kam lidhje me ndonjë avokat të pretenduar në një firmë ligjore në Teksas. Dhe kjo firmë ligjore ka faqe publike të internetit, dhe në një moment të caktuar një gazetar i përgjegjshëm mund t’i kontaktojë ata dhe të konfirmojë se nuk ka asnjë lidhje”- ka thënë Escobar. Krypometri ka kontaktuar edhe me firmën ligjore “McGinnis Lochridge LLP”, ata thonë se asnjë familjar i Gabriel Escobarit nuk punon në firmën e tyre. “Asnjë anëtar i familjes së Gabriel Escobarit nuk ka lidhje me firmën tonë”(arkiva)- thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie. Më 16.05.2024, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar suksese të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përfundim të mandatit të tij. “Përderisa miku dhe kolegu im, Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij suksese në detyrën e tij të radhës”– ka shkruar Hovenier.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software