About: http://data.cimple.eu/claim-review/a85f37f41c94701c2386a6fcb27bd9e1bc4285ad00cf36c06a99b4b2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • I dyshuari në Fushë Kosovë nuk e ka hedhur gruan nga dritarja, por armën Deklarata Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, hodhi gruan nga dritarja Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull: “Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, hodhi gruan nga dritarja”- është i rremë. I dyshuari nuk e ka hedhur bashkëshorten nga dritarja si është raportuar në disa postime në internet, por e ka hedhur një pistoletë nga dritarja pas fjalosjes që kishte me familjarët e gruas së tij. Kjo është e shkruar në Raportin e Policisë së Kosovës dhe është konfirmuar për Krypometër edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Artikulli Më 06.11.2024, portali Tëvë1.info (arkiva) ka publikuar një lajm me titull: “Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, hodhi gruan nga dritarja”. Me titull të ngjashëm lajmin e njëjtë e ka publikuar edhe portali Syri Tv (arkiva), në të cilin thuhet: “Fushë Kosovë, një person sulmoi fizikisht gruan e tij dhe më pas e hodhi nga dritarja”. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në faqet e Facebook-ut Lajme Shqip (arkiva), KosovaPost.net (arkiva) dhe Fushë Kosova në Fokus (arkiva). Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër fillimisht ka analizuar raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës të lëshuar më datë 06.11.2024. Në raport thuhet se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, pas një mosmarrëveshje. Më tej, në raport bëhet e ditur se i dyshuari gjatë fjalosjes me familjarët e bashkëshortes, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri të cilën më pas e ka hedhur nga dritarja. Pra, sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari e ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja, e jo bashkëshorten, ashtu siç kanë pretenduar faqet-mediat që e publikuan informacionin. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjarët e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”- ky është raporti i plotë për këtë rast që është në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për datën 06.11.2024. Për të sqaruar këtë rast, Krypometër ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se rasti tashmë është bartuar tek Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe atje duhet të merren sqarimet e nevojshme. Krypometër më pas ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Prishitnës për të sqaruar lajmin në tërësi. Zëdhënësi i Prokurorisë së Prishtinës, Skender Govori, ka konfirmuar se në këtë rast i dyshuari ka hedhur armën nga dritarja, jo të dëmtuarën. “Në këtë rast i dyshuari ka hedhur armën nga dritarja, e jo të dëmtuarën”- ka konfirmuar Govori për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software