schema:text
| - Deklarata e rreme për rënien e Vuçiqit që i mveshet Albin Kurtit
Deklarata
Shqip: KURTI: Brengosem për Vuçiqin” e me përshkrimin “Jam i brengosur rreth zhvillimeve ne Serbi! Nese Vuçiqi bie, e pasigurte është edhe ardhmëria e Kosovës se pavarur! Kurti: E gjitha shkonte mire deri sa nuk është rrezuar mbuloja.
Serbisht: KURTI: Brinem za Vučića“ i opisom „Zabrinut sam za dešavanja u Srbiji! Ako Vučić padne, neizvesna je budućnost nezavisnog Kosova! Kurti: Sve je išlo dobro dok nije pala nadstrešnica
Vlerësimi
Rrenë
Shqip: Është i rremë postimi me titull “KURTI: Brengosem për Vuçiqin” e me përshkrimin “Jam i brengosur rreth zhvillimeve ne Serbi! Nese Vuçiqi bie, e pasigurte është edhe ardhmëria e Kosovës se pavarur! Kurti: E gjitha shkonte mire deri sa nuk është rrezuar mbuloja”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka thënë se është i brengosur për Vuçiqin, pas protestave të studentëve në Beograd. Në faqet zyrtare të Qeverisë nuk është gjetur ndonjë deklarim i Kurtit për protestat në Serbi. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë.
Serbisht: Lažna je objava sa naslovom „KURTI: Brinem za Vučića“ i opisom „Zabrinut sam za dešavanja u Srbiji! Ako Vučić padne, neizvesna je budućnost nezavisnog Kosova! Kurti: Sve je išlo dobro dok nije pala nadstrešnica“. Premijer Kosova, Albin Kurti, nije izjavio da je zabrinut za Vučića nakon studentskih protesta u Beogradu. Na zvaničnim stranicama Vlade nije pronađena nikakva slična izjava Kurtija o protestima u Srbiji. Portparol Vlade, Përparim Kryeziu, izjavio je da Kurti nije dao takvu izjavu.
Artikulli
Më 22.12.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me mbishkrimin “KURTI: Brengosem për Vuçiqin”.
Ky përshkrim është vendosur në një fotografi, në të cilën shihet një shkrim gjoja i publikuar në portalin e Radio Televizionit të Serbisë, me titullin “Jam i brengosur rreth zhvillimeve ne Serbi! Nese Vuçiqi bie, e pasigurte është edhe ardhmëria e Kosovës se pavarur! Kurti: E gjitha shkonte mire deri sa nuk është rrezuar mbuloja”.
Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër fillimisht ka kërkuar në faqen e Radio Televizionit të Serbisë dhe mediat e tjera, mirëpo nuk është gjetur asnjë artikull me titullin “KURTI: Brengosem për Vuçiqin” (shih: këtu dhe këtu).
Tutje, Krypometër ka kontrolluar faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe profilin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Facebook, mirëpo nuk është hasur në ndonjë reagim të Kryeministrit për protestat në Serbi.
Krypometër, për të qartësuar vërtetësinë e deklaratës, ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se postimi është i rremë.
“Kjo përmbajtje është e rreme.”- ka thënë Kryeziu për Krypometër.
Kjo deklaratë që i mvishet Kurtit është publikuar në ditën kur studentët në Serbi kanë bllokuar rrugët e Beogradit, duke shprehur përmes protestave masive pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend.
Më 22.12.2024, në qendër të Beogradit u mblodhën mbi 100.000 njerëz, sipas Arkivit të Tubimeve Publike, i cili merret me numërimin dhe llogaritjen e numrit të demonstruesve në tubime të ndryshme.
Kjo e bën këtë tubimin më të madh në Serbi që nga 5 tetori 2000, kur u rrëzua Millosheviqi nga pushteti.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përsëriti qëndrimin e tij se “nuk do t’ia dorëzojë askujt pushtetin pa Zgjedhje, nuk ka bir nëne që do ta marrë pa Zgjedhje, sa të jem gjallë. Ju mund të më vrisni, por pa Zgjedhje nuk do ta merrni pushtetin.”
*********************
Lažna izjava o padu Vučića pripisana Albinu Kurtiju
Dana 22.12.2024. na Fejsbuk profilu (arhiva) objavljena je fotografija premijera Kosova, Albina Kurtija, sa natpisom: „KURTI: Brinem se za Vučića“.
Opis je postavljen na fotografiji koja navodno prikazuje tekst objavljen na portalu Radio Televizije Srbije, sa naslovom: „Zabrinut sam zbog dešavanja u Srbiji! Ako Vučić padne, neizvesna je budućnost nezavisnog Kosova! Kurti: Sve je išlo dobro dok nije pala nadstrešnica“.
Da bi proverio ovu tvrdnju, Krypometër je prvo pretražio sajt Radio Televizije Srbije i druge medije, ali nije pronađen nijedan članak sa naslovom „KURTI: Brinem se za Vučića“ (videti: ovde i ovde).
Dalje, Krypometër je proverio zvaničnu stranicu Vlade Kosova i profil premijera Kosova, Albina Kurtija, na Fejsbuku, ali nije naišao na nikakvu sličnu reakciju premijera na proteste u Srbiji.
Krypometër je, kako bi razjasnio verodostojnost izjave, kontaktirao portparola Vlade Kosova, Përparima Kryeziua. On je rekao da je objava lažna.
“Ovaj sadržaj je lažan,” rekao je Kryeziu za Krypometër.
Ova izjava pripisana Kurtiju objavljena je na dan kada su studenti u Srbiji blokirali ulice Beograda, izražavajući masovnim protestima nezadovoljstvo zbog socio-političke situacije u zemlji.
Dana 22.12.2024. u centru Beograda okupilo se preko 100.000 ljudi, prema Arhivu Javnih Okupljanja, koji se bavi brojanjem i procenom broja demonstranata na različitim skupovima.
Ovo čini ovaj skup najvećim u Srbiji od 5. oktobra 2000. godine, kada je Milošević svrgnut s vlasti.
Predsednik Srbije, Aleksandar Vučić, ponovio je svoj stav da neće nikome predati vlast bez izbora. “… nema tog čoveka koji će je uzeti bez izbora dok sam ja živ. Možete me ubiti, ali bez izbora vlast nećete uzeti.“
|