Pretendime të pambështetura për shërim të sëmundjeve nga uthulla
Deklarata
Çfarë ndodhë në organizëm nëse pini uthull molle çdo ditë
Vlerësimi
Me kos
Pretendimet në artikullin me titull “Çfarë ndodhë në organizëm nëse pini uthull molle çdo ditë” janë të ekzagjeruara. Janë dhënë pretendime se konsumimi i uthullës shëron disa sëmundje, por këtë nuk e kanë mbështetur në asnjë rekomandim të mjekut e as punim shkencor.
Artikulli
Më 23 maj 2023 faqja “Bota e lajmeve” publikoi një lajm me titull “Çfarë ndodhë në organizëm nëse pini uthull molle çdo ditë”.
Brenda artikullit thuhet se uthulla shëron problemet me infeksione, sheqer në gjak, toksina, rënie në peshë.
Për të gjitha këto aludime nuk është marrë asnjë opinion nga njohës të fushës dhe as nuk është mbështetur në ndonjë punim shkencor.
Në artikull është dhënë asnjë rekomandim për dozën ditore që mund të konsumohet dhe nuk është treguar se kush e ka dhënë atë rekomandim.
Lexuesit nuk duhet të marrin për bazë receta shëndetësore në internet të cilat nuk kanë mendim të mjekëve të fushës.