schema:text
| - Postimi i rremë për Edita Tahirin
Deklarata
“Në këtë anije do të fundoset Albin Kurti dhe qeveria e tij”, thuhet në postimin e faqes në Facebook, duke shtuar se të njëjtën e ka shkruar Edita Tahiri.
Vlerësimi
Rrenë
Postimi, fotografia dhe citati, kanë përmbajtje të rreme. Gruaja që shihet në foto nuk është Edita Tahiri. Edhe citati: “në këtë anije do të fundoset Albin Kurti dhe qeveria e tij”, nuk është thënë nga ish-kryenegociatorja dhe ish zv.kryeministrja, Edita Tahiri.
Artikulli
Më 8 korrik faqja në Facebook “Ylli.net” postoi një fotografi të rreme me përshkrim po ashtu të rremë.
Faqja ka postuar një fotografi të një gruaje për të cilën rrejshëm kanë thënë se është politikania kosovare, Edita Tahiri.
Përveç fotografisë së rreme, portali ka shkruar një fjali në të cilën rrejshëm kanë thënë se e ka deklaruar Edita Tahiri.
“Në këtë anije do të fundoset Albin Kurti dhe qeveria e tij”, thuhet në postimin e faqes në Facebook, duke shtuar se të njëjtën e ka shkruar Edita Tahiri.
Postimi, ku shihet edhe një grua në fotografi, ka marrë mbi 600 komente e po ashtu mbi 300 pëlqime.
KALLXO.com ka kontaktuar ish-ministren e Kosovës për Dialog, Edita Tahirin. Ajo mohoi të ketë thënë diçka të tillë për Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Kjo nuk është fotoja ime”, tha Tahiri. “Po e shoh që janë hap shumë portale të rreme, që po i marrin emrat e gazetave të ngjashëm. Unë e demantoj, sepse nuk është e vërtetë që jam deklaruar ashtu”, deklaroi ajo.
Faqja në Facebook “Ylli.net” ka mbi 25 mijë ndjekës në këtë rrjet social. Kjo faqe ka edhe një ueb ku shpërndan informacione të përditshme me emër të njëjtë “Ylli.net”.
|