About: http://data.cimple.eu/claim-review/aa03380a90b7d89a6cceeb4670d0a2c772592e1bbb5ae94e0987989c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Manipulimi i fotografisë së ministres Haxhiu Deklarata Na jena një shpi budall Vlerësimi Rrenë Publikimi “Na jena një shpi budall” është i pavërtetë. Krypometër ka kontaktuar protagonistët e kësaj inforate dhe ata kanë konfirmuar se një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë. Artikulli Më 10 shtator 2023 profili i Facebook-ut “Komente Politike” ka postuar në fotografi në grupin publik “Diaspora me PDK në të cilin shihet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi. Në fotografi shihen Haxhiu e Krasniqi duke e mbajtur një pankartë ku shkruhet “Na jena një shpi budall”. Krypometri ka verifikuar nëse Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pasur një përmbajtje të tillë në duart e saj në paraqitjet e saja në publik. Fillimisht përmes platformës Google Lens është kërkuar nëse një përmbajtje e till është publikuar, mirëpo të dhënat tregojnë se fotografi me këtë mbishkrim nuk ka pasur të publikuar më herët. Për të konfrolluar vërtetësinë e përmbajtjes, Krypometri me datë 11/09/2023 ka kontaktuar Ministren Albulena Haxhiu. Më një deklaratë me shkrim, ajo ka konfirmuar se postimi në fjalë është i manipuluar. “Imazhi me mbishkrimin është i manipuluar. Këto manipulime bëhen me qëllim të cenimit të dinjitetit dhe kjo është për keqardhje”– ka thënë Haxhiu për Krypometrin. Albulena Haxhiu është ministre e drejtësisë dhe është e martuar me anëtarin e KQZ-së Alban Krasniqi. Javëve të fundit, politikanët dhe figurat publike në vend janë përballur me fushata të falsifikimit të imazheve të cilave u janë shtuar deklarata të pathëna nga ta. “Diaspora me PDK 👍” është grup publik në Facebook i cili numëron mbi 4 mijë e 500 anëtarë. Postimet në këtë grup janë kryesisht mbi zhvillimet politike në vend ndërsa materiali për ministren Haxhiu është shpërndarë disa herë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software