About: http://data.cimple.eu/claim-review/aa8ad2a3a0d9c727aa3b9fea555a15730ae802037e271fdd00848ea6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për përleshjen e deputetit Bekim Haxhiu me zyrtarët e Feronikelit Deklarata Momenti kur Bekim Haxhiu shihet duke goditur zyrtarin e Feronikelit në stadiumin “Riza Lushta” (VIDEO) Vlerësimi Rrenë Vlerësimi: Deputeti Bekim Haxhiu nuk është përfshirë në përleshje fizike me zyrtarët e klubit Ferronikeli. Personi të cilit Haxhiu shihet duke e goditur dhe ndalur është nipi i tij. Kjo është konfirmuar nga dy personat e përfshirë në incident. Haxhiu ka thënë se i ka ndarë që mos të ketë përleshje. Artikulli Pas ndeshjes finale në mes të KFF Mitrovica- KFF Feronikeli, në tribunat e stadiumit kishte një incident. Nga një video e shpërndar më 29 qershor nga Sporti në KlanKosova shihet që në incident ka qenë i përfshirë edhe deputeti, Bekim Haxhiu. KlanKosova nuk kishe dhënë detaje se kush ishin zyrtarët e përfshirë në incident, por portalet tjera duke e zgjeruar lajmin se deputeti i Kosovës, Bekim Haxhiu e ka goditur një zyrtar të Feronikelit me këtë titull: “Momenti kur Bekim Haxhiu shihet duke goditur zyrtarin e Feronikelit në stadiumin “Riza Lushta” (VIDEO)” GazetaInfokus, kishte shkruar se nga burimet e tyre personi i goditur nga Bekim Haxhiu është Rabip Veseli, zyrtar i klubit të Feronikelit. Gazeta “Persikopi”, me të njëjtin titull kishte raportuar njejtë si “InFokusi”, se Bekim Haxhiu, e kishte goditur Ragip Veselin. Por, Bekim Haxhiu për KALLXO.com, kishte thënë se personin që shihet në video është djali i vllaut të tij dhe se ai kishte ndërhyrë që mos të ketë përleshje me zyrtarët e Feronikelit. “Ai është djali i vllaut tim që nuk e kam lënë me u përlesh me tjerët, që i kam nda se nuk kam shpërnda asnjë shuplakë, por vetëm i kam ndarë mos me pasë përleshje. Ai është djali i vllaut tim për mos me ra në provokime. Ai është djali i vllaut tem që s’e kam lënë me bo probleme në stadium. Nuk është shuplakë, po e kam tërhek për qafe edhe e kam shtyrë për mos me pasë problem”, ka thënë Bekim Haxhi për KALLXO.com. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet djali i vllaut të Bekim Haxhiut, Rinori, duke shkruar se axha i tij e ka ndaluar dhe qetësuar që mos të binte në provokime të zyrtarëve të Feronikelit. Unë e falenderoj Axhën tim Bekim Haxhiu që më ka qetësuar e qortuar dhe nuk ka lejuar përleshjen me zyrtarët e Feronikelit që provokuan. “Unë axhës tim Bekim Haxhiu i kërkoj falje që për shkakun tim dhe provokimeve të Feronikelit u detyra të qetësoj situatën, por dashakeqët, faqezinjtë dhe shpifësit për qëllime të caktuara mua më paraqitën qëllimshëm si zyrtar i Feronikelit pa pasur unë asnjë lidhje me atë klub. Unë i jam gëzuar suksesit të KFF Mitrovica që financohet nga Hajrullah Haxhiu, vëllau i Bekim Haxhiut. Axhi im, Bekim Haxhiu, nuk ka sulmuar asnjë zyrtar të Feronikelit, asnjë të ri, personi në video jam unë Rinor Haxhiu, djali i vëllaut të Bekim Haxhiu”, ka shkruar Rinor Haxhiu. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software