Miliarderi Elon Musk, Foto: TED (VIDEO)
Pretendimi i rremë se Elon Musk u bë pjesë e treshi përsheshi
Deklarata
Elon Musk është bashkangjitur në grupin e humoristëve
Vlerësimi
Rrenë
Deklarata që Elon Musk është bashkangjitur në grupin e humoristëve është e rreme. Krypometër ka verifikuar me përfaqësuesin zyrtar të z. Mexhiti se kjo deklaratë nuk është thënë asnjëherë nga ai.
Artikulli
Më 22 nëntor 2023, në faqet e Facebook-ut: “Indeks” (arkiva) është publikuar një fotografi me mbishkrimin “Izet Mexhiti: Elon Musk i bashkangjitur Treshi përsheshit”
Kjo fotografi është shpërndarë më 22 nëntor 2023 edhe në faqet tjera të “Facebook”-ut; Redaksia,(arkiva) Opinion.mk (arkiva), Debat.mk (arkiva), Politiko (arkiva), Ditari (arkiva), Express.mk (arkiva).
Krypometër ka kontrolluar për të verifikuar këtë informacion. Në analizimin e parë të materialit shihet së në fotografi është paraqitur politikani Izet Mexhiti dhe miljarderi Elon Musk.
Izet Mexhiti është kryetar i Lëvizjes Demokratike ndërsa tre humoristë në faqe janë Ibrahim Krajkova i njohur me nofkën Leci, Rasim Thaçi i njohur me nofkën Qumili dhe Sevdai Radogoshi i njohur me nofkën Qumili.
Krypometër ka konstatuar se dy humoristët Leci dhe Cima kanë vdekur dhe të njëjtit nuk janë në skenën mediale. Ndërsa personi tjetër i shfaqur në fotografi Izet Mexhiti nuk ka qenë pjesë e grupit treshi përsheshi.
Për ta verifikuar informacionin se a është Mexhiti pjesë e treshi përsheshi, Kryepometri ka kontaktuar me Burim Latifi, zëdhënës i partisë së udhëhequr nga Izet Mexhiti.
Latifi për Krypometrin ka thënë se kjo është një fotomontazh dhe fakenews.
“Pamjet e publikuara janë të rreme dhe fotomontazh. Nuk është hera e parë që këto portale e bëjnë ketë”- ka thënë Latifi në deklaratën për Krypometri me datë 26/11/2023.
Ai ka konfirmuar po ashtu se Izet Mexhiti nuk ka thënë që Elon Musk i është bashkangjitur treshi përsheshit. “Kryetari Mexhiti asnjëherë nuk ka thënë një deklaratë të tillë”- ka thënë Latifi në deklarimin për Krypometër.