schema:text
| - Rrena për deklarimin e Presidentit Joe Bidenit
Deklarata
FOLI AMERIKA . Asnjë kompromis më me Serbinë. Jo marrëveshja pa njohjen reciproke, dhe jo asociacion antikushtetues. — Joe Biden /25/11/22/
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “FOLI AMERIKA . Asnjë kompromis më me Serbinë. Jo marrëveshja pa njohjen reciproke, dhe jo asociacion antikushtetues. — Joe Biden /25/11/22/” është i rremë. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden nuk është deklaruar për Kosovën dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi, në kohën kur është bërë postimi.
Artikulli
Më 25 nëntor 2022, në faqen në Facebook-ut “Fakte Shqip” është shpërndarë deklarata “FOLI AMERIKA . Asnjë kompromis më me Serbinë. Jo marrëveshja pa njohjen reciproke, dhe jo asociacion antikushtetues. — Joe Biden /25/11/22/”.
Një postim i njëjtë është shpërndarë edhe në disa faqe tjera në Facebook, si: Our Kosovo, Gazeta Plisi, Gazeta Kombi, Presheva Info, GazetaPejasot dhe Fshati Drenoc, Të gjithë në Vetëvendosje.
Postimet e bëra thirren në një artikull të portalit Botasot.info. Ky portal më 24 nëntor 2022 ka publikuar një artikull me titullin “Asnjë kompromis më me Serbinë / Jo marrëveshja pa njohjen reciproke, dhe jo asociacion antikushtetues”, por në tekst nuk citohet askund Presidenti Joe Biden, apo ndonjë zyrtar i lartë i SHBA-ve. Teksti i publikuar në Botasot.info është i bazuar në deklarimet të analistëve politikë.
Postimi është i rremë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden nuk është deklaruar për Kosovën dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi, në kohën kur është bërë postimi. Referimi për një deklarim të tillë nuk është i bazuar në fakte.
|