About: http://data.cimple.eu/claim-review/ab2a5c8c8883b3ff750894f0cee8b5d3c0d303be9d4175695cad4441     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrimi: KALLXO.com Lajmi i rremë se Ushtria e Kosovës do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë Deklarata MADHESHTORE!! AIbin Kurti Po E Dërgon ushtirnë E Kosovës bashke me SHBA-ne Në Ukrainë Kundër Rusisë Vlerësimi Rrenë Ky lajm është i rremë. Nuk është marrë asnjë vendim që Ushtria e Kosovës të dërgohen në Ukrainë. Në artikull përmendet një deklaratë e mëhershme e kryeministrit Albin Kurti kur ishte pyetur për këtë çështje. Kurti këtë deklaratë e kishte dhënë para gazetarëve, më 9 dhjetor 2021, në të cilën nuk kishte thënë që do të dërgoi ushtrinë në Ukrainë. Artikulli Disa media kanë publikuar një lajm kinse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të dërgojë Ushtrinë e Kosovës në Ukrainë, për të luftuar kundër Rusisë. Në titullin e publikuar nga ueb-faqja https://banglarreporter.com/, thuhet: “MADHESHTORE!! AIbin Kurti Po E Dërgon ushtirnë E Kosovës bashke me SHBA-ne Në Ukrainë Kundër Rusisë”. Artikulli është publikuar më 3 mars 2022. I njëjti lajm është publikuar edhe në disa faqe në Facebook në të njëjtën datë. Ky lajm nuk është i vërtetë. Nuk është marrë asnjë vendim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të dërgohen në Ukrainë. Në artikull përmendet një deklaratë e mëhershme e kryeministrit Albin Kurti kur ishte pyetur për këtë çështje. Kurti këtë deklaratë e kishte dhënë para gazetarëve, më 9 dhjetor 2021, në të cilën nuk kishte thënë që do të dërgoi ushtrinë në Ukrainë. “Së pari, uroj që të mos ketë konflikte të reja, edhe unë jam duke e përcjellur me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodhë në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse dhe ka një alarmime dhe të NATO-s, në veçanti të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për këtë gjë, dhe çkado që NATO-ja e parasheh të nevojshme ne natyrisht që jemi të gatshëm”, kishte thënë ai. As pas kësaj deklarate, nuk është marrë asnjë vendim nga Qeveria për të dërguar trupa të FSK-së në Ukrainë. Sulmet në Ukrainë, Rusia i ka nisur më 24 shkurt të këtij viti. Agresioni rus është ende duke vazhduar. Misioni i FSK-së është që të kryejë operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj, operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës, si dhe t’i ndihmojë autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. “Detyra të tilla do të përfshijnë operacionet e kërkim shpëtimit; mënjanimin e mjeteve shpërthyese; kontrollin dhe pastrimin e materieve të rrezikshme; zjarrfikjen; si dhe detyrat tjera të ndihmës humanitare. FSK-ja do t’i përfaqësoj dhe mbroj të gjithë njerëzit e Kosovës”, përcaktohet në misionin e FSK-së. Në anën tjetër, shtetasit e Kosovës nuk mund të marrin pjesë në një luftë jashtë vendit. Janë bërë gati 7 vite prej kur Kuvendi i Kosovës nxori një ligj i cili ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të vendit në lufta jashtë territorit tonë. Atë kohë, synohej ndalimi i pjesëmarrjes në konfliktet e armatosura në lindje të mesme ku disa organizata terroriste luftonin kundër perëndimit.“Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”, thuhet në paragrafin 3 të nenit 3 të këtij Ligji.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software