About: http://data.cimple.eu/claim-review/ab5388fc87f7f5b1b77d281f12bc1ce0527460eb4dce5cdf94b45985     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vetura në zjarr/ Ilustrim Lajmi i mangët për diegien e veturës me targa serbe Deklarata Është arrestuar një 59-vjeçar, ish-shtetas i Republikës së Kosovës Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Në artikullin e kosovo-online.com i arrestuari është cilësuar si ish-shtetas i Republikës së Kosovës. Madje, diçka e tillë iu mvesh që e kishte deklaruar Policia e Kosovës. Por, në asnjë vend në njoftimin e Policisë së Kosovës, nuk është thënë se i arrestuari është ish-shtetas i Republikës së Kosovës. Policia e ka konfirmuar se pronari i veturës dhe i dyshuari janë shqiptarë, shtetas të Kosovës. Policia tha se dy personat e përfshirë në rast janë fqinj dhe se ngjarja ka ndodhur si rezultat i disa problemeve që kanë pasur mes vete. Sipas tyre, motivet e kësaj ngjarje nuk kanë elemente etnike. Artikulli Më 13 nëntor 2022, në mediat serbe si, kosovo-online.com, kurir.rs, danas.rs, novosti.rs, sd.rs, alo.rs, udarnavest.rs, naslovi.net, republika.rs, vesti-rs.com, 24sedam.rs, vesti.rs, happytv.rs, informer.rs, rs.n1info.com, është publikuar një artikull ku tregohet për djegien e një veture me pronar shqiptar. Teksti i njëjtë në po të njëjtën ditë është shpërndarë edhe në Facebook në faqet Kosovo Online, info-ks.net, Svet Politike ndërsa në një profil tjetër të Facebook Gordana Vracar, ky artikull është shpërndarë një ditë më vonë, më 14 nëntor 2022. Artikulli i referohej njoftimit të Policisë së Kosovës që ishte lëshuar më 12 nëntor 2022. Njoftimi i Policisë së Kosovë që ishte vendosur në artikull në gjuhën shqipe nga kosovo-online.com, bënte të ditur se kishin identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie. “Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tij” – thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në artikullin e kosovo-online.com i arrestuari është cilësuar si ish-shtetas i Republikës së Kosovës. ““Është arrestuar një 59-vjeçar, ish-shtetas i Republikës së Kosovës…” – ka thënë Policia” – thuhet në artikullin e publikuar nga kosovo-online.com. Madje, diçka e tillë iu mvesh që e kishte deklaruar Policia e Kosovës. Por, në asnjë vend në njoftimin e Policisë së Kosovës, të publikuar në Facebook, nuk është thënë se i arrestuari është ish-shtetas i Republikës së Kosovës. KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe të njëjtët kanë deklaruar se vetura e djegur është me targa serbe, mirëpo jo me targa ilegale serbe. Po ashtu e kanë konfirmuar se pronari i veturës dhe i dyshuari janë shqiptarë, shtetas të Kosovës. Policia tha se dy personat e përfshirë në rast janë fqinj dhe se ngjarja ka ndodhur si rezultat i disa problemeve që kanë pasur mes vete. Gjithashtu, Policia konfirmoi se motivet e kësaj ngjarje nuk kanë elemente etnike. “Nuk ka pas elemente të keqkuptimit etnik apo nacional” – ka thënë Policia për KALLXO.com. Shënim: Më 28 dhjetor 2022 në ora 14 e 47 min është edituar artikulli. Nga lista e mediave që e kanë publikuar artikullin është larguar portali “Espreso.co.rs”, pasi ky portal e ka përmirësuar lajmin dhe për ndryshimet e bëra e ka njoftuar KALLXO.com. Artikullin e përmirësuar mund ta lexoni duke klikuar KËTU.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software