About: http://data.cimple.eu/claim-review/ab7c6f1bdf0dfb8c255e62c01d8dff5310465417a2ced4939e291511     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pambështetur rreth “mbështetjes madhështore” Deklarata Vjen mbeshtetja madhështore per Kryeministrin: Albini asht i atdheut, s’asht i askujt! Vlerësimi Rrenë Titulli “Vjen mbeshtetja madhështore per Kryeministrin: Albini asht i atdheut, s’asht i askujt!” është i rremë dhe i pa-argumentuar. Në artikull nuk ka asnjë fakt për mbështetjen ndaj kryeministrit Albin Kurti e as kush e ka mbështetur atë. Po ashtu, ky artikull me atë titull të ekzagjeruar është ilustruar me një foto të Kurtit dhe një turmë të qytetarëve në prapavijë (e marrë nga festivalet) duke lënë të kuptohet se janë në mbështetje të Kurtit. Ky ilustrim është i rremë. Artikulli Më 22 gusht 2022 faqja e internetit FakteBuzz publikoi një shkrim me titull: “Vjen mbeshtetja madheshtore per Kryeministrin: Albini asht i atdheut, s’asht i askujt!” I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen Gazeta NKosovë duke marrë 2 mijë e 900 reagime, 407 komente dhe 64 shpërndarje, Gazeta Drita ku po ashtu ka marrë numër të madh reagimesh e shpërndarjesh, Pamfleti.com, Tv Rapsodet, Jeta në Prishtinë. Titulli për mbështetje madhështore është ilustruar me nje foto në të cilën shihet Albin Kurti dhe një turmë e madhe e qytetarëve (Pamje e marrë nga një festival), që lë të kuptohet sikur është mbështetje që vjen nga publiku për kryeministrin. Në artikull nuk ka asnjë fakt për mbështetjen madhështore pasi nuk tregohet kush po e mbështetë Kurtin. Për më tepër, në artikull është paraqitur një letër e shkruar në vetën e parë dhe nuk tregohet se kush e ka shkruar këtë letër. Mediat janë të obliguara që të tregojnë saktë nëse një shkrim është lajm apo opinion. Opinionet duhet të ndahen nga lajmet e veçanta dhe poashtu duhet të tregohet se kush është autor i një opinioni të caktuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software