schema:text
| - Ilustrim// FSK - Ushtrimi Fushor Europe-Defender 21 Foto: KALLXO.COM
Stërvitjet e paralajmëruara në Serbi e Kosovë, shkak i lëvizjes së artilerive ushtarake
Deklarata
Ushtria serbe drejt Kosovës?
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Lëvizja e forcave të armatorua të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën po bëhen për shkak se është duke u mbajtur stervitja “Manovrat 2022”. KFOR-i ishte njoftuar për planin e Ushtrisë së Serbisë për të bërë stervitje në afërsi të kufirit me Kosovën. Ndërkohë, KFOR-i në fillim të muajit shtator kishte njoftuar se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) do të kryejë një stërvitje rutinë për një nga njësitë e tij rezervë.
Artikulli
Më 24 tetor mediat publikuan një video në të cilën shihen forcat serbe tek sa bartin artileri të rëndë ushtarake. Video thuhet se është bërë pranë kufirit me Kosovën.
Sipas raportimeve, pamjet janë rreth 20 kilometra larg kufirit me Kosovën. Përveç përshkrimit të pamjeve, nuk ka informacione tjetër plotësues për llojin e armeve që po partin e as për asyen e bartjes së tyre.
Ministria e Mbrojtjes në Serbi përmes një njoftimi zyrtar kishte bërë të ditur më datën 18 tetor 2022, ushtria serbe po zhvillon një stërvitje të përbashkët të quajtur “Manovrat 2022”.
Sipas njoftimit të institucionit serb, këto ushtrime do të zgjasin dëri më 6 nëntor.
“Kontrolli i forcës do të kryhet deri më 6 nëntor në territorin e Serbisë, në hapësirën ajrore dhe në rrugët ujore të brendshme, “me angazhimin e kapaciteteve operacionale të komponentëve tokësorë dhe aviacionit” – thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes serbe.
Këto stervitje po bëheshin në afësi të bazave ushtarake të vendosura në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Qëllimi i kryerjes së aktiviteteve stërvitore është përmirësimi i mëtejshëm i aftësisë së komandave dhe njësive për të planifikuar dhe ekzekutuar operacione, dislokimin parandalues të forcave, organizimin e bashkëpunimit dhe bashkëpunimit, si dhe jetën dhe punën në kushte terreni” – është bërë e ditur në këtë njoftim.
Po ashtu më 24 tetor 2022, KFOR përmes një komunikate për media ka njoftuar për takimin mes komandanti të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq, në Beograd.
Sipas kumtesës, ata folën edhe për stërvitjen rutinë në Serbi të quajtur “Manovrat 2022” të organizuar nga Forcat e Armatosura të Serbisë.
Në këtë takim, thuhet se gjeneralmajor Ristuccia përmendi misionin e KFOR-it për të “ofruar një mjedis të sigurtë për të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë”.
“Gjeneralmajor Ristuccia theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë” – thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Më tej, është thënë se Gjeneralmajor Ristuccia ka deklaruar se KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë të nevojshme që dialogu i ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara.
Ndërkohë, KFOR-i në fillim të muajit shtator kishte njoftuar se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) do të kryejë një stërvitje rutinë për një nga njësitë e tij rezervë.
KFOR me këtë rast njofton se kjo do të rezultojë me një rritje të përkohshme e numrit të trupave në terren.
“Një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 11 shtator për aktivitetet e njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara ushtrimit.
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së. Këto dy shtete, megjithatë kanë qëndrime të kundërta sa i përket epilogut final të dialogut: Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi duke insistuar se Kosova është pjesë e Serbisë.
Më 31 korrik dhe 1 gusht të vitit 2022, autoritetet në Prishtinë paralajmëruan zbatimin e dy vendimeve, atë për targat dhe për dokumentin për hyrje/dalje që u përcjell me rritje të tensioneve. Pakënaqësitë për këto vendime bën që serbët lokalë në veri të bllokonin rrugët.
Kosova u pajtua të shtynte zbatimin e vendimeve për një muaj pas presionit të përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it dhe me arsyetimin se qytetarët serb ishin të dezinformuar. Disa ditë më vonë, Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për dokumentin për hyrje/dalje.
Qeveria në Prishtinë ka deklaruar se këto makina nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës pas datës 31 tetor.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha është shumë e rëndësishme që të mos ketë tensione, teksa afati për riregjistrimin e makinave është paraparë të përmbyllet më 31 tetor.
Këto komunete u bënë vetëm disa ditë para se të kalojë afati për ndërrim të tarfave, përkatësisht gjatë vizitës që Lajçak i bëri Kosovës me datë 22 tetor 2022.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për zëvendësim të targave ilegale të prolongohet edhe për 10 muaj të tjerë.
|