About: http://data.cimple.eu/claim-review/ac799cc66a2bc7209f3e53a143adb47896bb7b93537e62c66eaf00cf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e PZAP-it për ankesën e partisë FJALA Deklarata Mulë Desku – PZAP (16.02.2021. 17:37) – “Përkitazi me pyetjen tuaj, se a kemi pranuar ankesë nga partia Fjala, lidhur me mungesën e votave ndaj kësaj partie, siç edhe po pretendojnë ata, ju informojmë se kjo parti nuk ka dorëzuar ankesë ne PZAP”. Mulë Desku – PZAP (16.02.2021. 19:13) – “S’kemi se si të mos i besojmë kësaj prove. Zyrtarët kanë qenë shumë të angazhuar i kam pyetur dhe në bazë të përgjigjes së tyre unë ju kam dërguar përgjigjen juve. Mirëpo nesër e konfirmoj prap. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe për reklamimin e këtij rasti”. Mulë Desku – PZAP (17.02.2021. 10:53) “Ashtu siç ju kam bërë me dije mbramë, në shkëmbimin e informacioneve që patëm dje lidhur me këtë rast, për mungesë të informacionit ju dërgova atë përgjigje, sot e vërtetova se pala ka dorëzuar ankesën me nr. Anr. 525/2021 date, 16.02.2021 ne ora 11:43. Ankesa e subjektit politik Fjala nga Paneli do të shqyrtohet dhe vendoset brenda afatit ligjor dhe me vendim pala do të njoftohet me kohë”. Vlerësimi Rrenë Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku fillimisht kishte deklaruar se ky institucion nuk kishte pranuar ndonjë ankesë nga partia FJALA. Kurse, pas ofrimit të dëshmisë për dërgimin e ankesës në PZAP nga ana e kryetarit të partisë, Gëzim Kelmendit, Mulë Desku nga PZAP është përgjigjur se nuk kanë se si mos t’i besojnë kësaj prove dhe se rastin do ta konfirmojë të mërkurën. Në po këtë ditë PZAP ka konfurmuar se partia FJALA e ka dorëzuar ankesën. Artikulli Një ankesë e partisë FJALA e dërguar në panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit, është mohuar fillimisht se është pranuar nga ky institucion, mirëpo dokumenti që ofron partia në fjalë, e dëshmon të kundërtën e përgjigjes së PZAP. Ndërkaq, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku ka deklaruar se beson në ekzistimin e ankesës, duke shtuar se rastin do ta rikonfirmojë sërish, kurse një ditë më vonë ka bërë të ditur se ankesa ishte dorëzuar në këtë institucion. Kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka bërë të ditur se kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pretendimet e tyre se po u mungojnë votat që i kanë siguruar në zgjedhjet e 14 shkurt. “Sot kemi dorëzuar ankesë në PZAP. Ende nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë ai. Kurse, nga PZAP-i fillimisht patën deklaruar se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë. “Përkitazi me pyetjen tuaj, se a kemi pranuar ankesë nga partia Fjala, lidhur me mungesën e votave ndaj kësaj partie, siç edhe po pretendojnë ata, ju informojmë se kjo parti nuk ka dorëzuar ankesë ne PZAP”, thuhet në përgjigjen e Mulë Deskut të PZAP-it, për KALLXO.com. Por partia FJALA ka ofruar dëshminë se kanë dorëzuar ankesë në atë institucion. Kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi i ka ofruar KALLXO.com, dëshminë e dorëzimit të ankesës të martën rreth orës 11:43, të protokolluar nga PZAP-i. Lidhur me këtë dokument, kur është pyetur sërish, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku ka thënë për KALLXO.com se s’kanë se si të mos i besojnë kësaj prove. Ai ka shtuar se të mërkurën do ta konfirmojë sërish rastin. “S’kemi se si të mos i besojmë kësaj prove. Zyrtarët kanë qenë shumë të angazhuar i kam pyetur dhe në bazë të përgjigjes së tyre unë ju kam dërguar përgjigjen juve. Mirëpo nesër e konfirmoj prap. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe për reklamimin e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e tij. Ndërkaq, të mërkurën, PZAP ka konfirmuar për KALLXO.com se partia FJALA kishte dorëzuar ankesë në këtë institucion. “Ashtu siç ju kam bërë me dije mbarmë, në shkëmbimin e informacioneve që patëm dje lidhur me këtë rast, për mungesë të informacionit ju dërgova atë përgjigje, sot e vërtetova se pala ka dorëzuar ankesën me nr. Anr. 525/2021 date, 16.02.2021 ne ora 11:43. Ankesa e subjektit politik Fjala nga Paneli do të shqyrtohet dhe vendoset brenda afatit ligjor dhe me vendim pala do të njoftohet me kohë”, thuhet në përgjigjen e Mulë Deskut nga PZAP, më 17 shkurt. KALLXO.com ka raportuar për këtë çështje, duke ofruar qëndrimet e të dyja palëve. Partia FJALA po pretendon që votat të cilat ka arritur t’i sigurojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit nuk i janë procesuar në web-faqen e KQZ-së, ndonëse sipas tyre të njëtjat figurojnë në formularin e komisionerëve të KQZ-së. Kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi, ka thënë për KALLXO.com se dyshimet i ka vërejtur asamblisti i tyre në Skenderaj, pasi ata nuk kanë pasur komisionerë në vendvotime. “Ajo çka është shqetësuese për neve është që votat të cilat figurojnë në formularin e komisionerëve të KQZ-së, të njëjtat vota nuk figurojnë në web-faqe të KQZ-së. Në vendvotimin në fshatin Rakinicë të Skenderajt 2129/b, figurojnë 24 vota të Fjalës të nënshkruara nga komisionerët por ato nuk figurojnë në web-faqe të KQZ-së, përkundrazi shkruan 0 vota”, ka thënë ai. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software