About: http://data.cimple.eu/claim-review/acaf381797ee65b99191c8fd9fead79bc2476d8ce53fd9a12d743772     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Flamuri i SHBA-së, Foto: Pixabay Foto e ushtares amerikane shfrytëzohet për propagandë Deklarata Sapo u kthye mami nga një vend ku ua mora jetën disa fëmijëve të moshës tënde’ Vlerësimi Rrenë Më 8 dhjetor 2023 faqja faqja “Kur’ani-Mrekullitë e Kur’anit” publikoi një foto të një ushtareje teksa përqafon një fëmijë me përshkrimin “Sapo u kthye mami nga një vend ku ua mora jetën disa fëmijëve të moshës tënde’, duke aluduar se ushtarja në foto ka vrarë fëmijë në vendin ku kishte qenë me mision. Krypometri ka gjetur se fotoja daton nga viti 2007 e majores Terri Gurrola duke qarë teksa përqafon vajzën e saj pas kthimit nga misioni 7 mujash në Irak. Majorja në deklaratat e saj për mediat kredibile e ka mohuar ta ketë thënë këtë pretendim Artikulli Më 8 dhjetor 2023 faqja Kur’ani-Mrekullitë e Kur’anit (arkiva) publikoi një foto të një ushtareje teksa përqafon një fëmijë me përshkrimin “Sapo u kthye mami nga një vend ku ua mora jetën disa fëmijëve të moshës tënde’, duke aluduar se ushtarja në foto ka vrarë fëmijë në vendin ku kishte qenë me mision. Kjo foto me këtë përshkrim ka marrë 968 reagime, 85 shpërndarje dhe 42 komente, shumica duke e lidhur me situatën e fundit në konfliktin Palestinë- Izrael. Krypometri ka gjetur se kjo foto është shfrytëzuar për propagandë të ngjashme edhe në faqe të huaja dhe përshkrimi vetëm është përkthyer në gjuhën shqipe. Më 23 prill 2023 në faqen NATO Memes në rrjetin X kjo foto ishte shpërndarë më përshkrim “Do më mungosh bijë, do vras fëmijë të moshës tënde në lindjen e mesme”. Ky postim ka marrë 10 mijë shikime e 780 ripostime. Krypometri ka gjetur (arkiva) se në foto është majorja amerikane Terri Gurrola duke qarë teksa përqafon vajzën e saj, Gaby. Fotografia është bërë në shtator 2007 për Associated Press. Gurrola gjatë misonit në Irak kishte qenë pjesë e ekipit mjekësor (Combat Medic) duke ndihmuar shumë persona, përfshirë edhe popullësi civile. Majorja Gurrola shkroi për këtë foto në një artikull të botuar (arkiva) në gazetën e përditshme britanike The Guardian në tetor 2014. Në artikull, ajo shpjegon se sa e lumtur ishte që vajza e saj 3-vjeçare Gaby nuk e kishte harruar gjatë kohës sa kishte qenë në Irak. Fotoja me këtë përshkrim është postuar në një kohë kur konflikti mes Palestinës dhe Izraelit është aktual dhe çdo ditë publikohen pamje të ndryshme të viktimave si shkak i bombardimeve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software