About: http://data.cimple.eu/claim-review/ad5b246036737d4ec55cbc92ea2083d0e8a61b42c0ab3f6f2a8b5fd6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare të Mitrovicës së Veriut || Foto: Facebook Rrena e PDK-së për Kandidimin e Grave Deklarata Gonxhe Çaushi: “Në këto zgjedhje, më 22 tetor, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka kandidate gra”, tha ajo. Vlerësimi Rrenë e kryptë Këtë kostatim Krypometri e vlerëson deklaratë si të pavërtetë, meqenëse në zgjedhjet lokale kandidojnë gjithsej tetë gra dhe vetëm tre nga to janë nga Partia Demokratike e Kosovës. Është fakt që PDK-ja ka numrin më të madh të kandidatëve gra, por jo e vetmja që ka kandiduar gra. Artikulli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përdorur fakte të paqena në një spot publik të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit rreth kandidimit të grave në këto zgjedhje. Në spotin e publikuar më 12 tetor, protagoniste janë Valdete Idrizi, kandidate për kryetare të Mitrovicës, Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare të Mitrovicës së Veriut dhe Sabiha Shala, kandidate për kryetare të Pejës. Në këtë spot elektoral, kandidatët përçojnë një mesazh që del nga PDK. Në pjesën e mesazhit që e thotë Gonxhe Çaushi, kandidate për Kryetare të Mitrovicës së Veriut, ajo deklaron se PDK-ja është “e vetmja parti” që ka kandiduar gra për zgjedhjet lokale të vitit 2017. “Në këto zgjedhje, më 22 tetor, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka kandidate gra”, tha ajo. Kjo deklaratë nuk është e vërtetë. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit kandidojnë gjithsej tetë gra për kryetare të komunave. Tri nga këto kandidate janë nga Partia Demokratike e Kosovës. Përveç PDK-së në zgjedhjet lokale, në radhët e kandidatëve ka gra edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Alternativa, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Fjala dhe “Nova Demokratska Stranka”. AAK në këto zgjedhje ka kandiduar, Arta Ahmeti Xhylanin për Komunën e Drenasit. Në radhët e Alternativës është kandiduar Mimoza Kusari –Lila për Komunën e Gjakovës. Lidhja Demokratike e Kosovës ka kandiduar Hyrijete Isufin për Komunën e Hanit të Elezit. Partia Fjala kandidon Eneida Kelmendin për Komunën e Pejës. Ndërkaq Nova Demokratska Stranka kandidon Emilija Redzepi për Komunën e Prizrenit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software