About: http://data.cimple.eu/claim-review/add2d10e01189f208353dcc14d76719f509a37824e3a27d83680c366     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar se një kremë i heq rrudhat për 3 ditë Deklarata Keq të gjitha rrudhat, njollat dhe papërsosmëritë e lëkurës për 3 ditë! Shitet kudo dhe quhet… Vlerësimi Rrenë Pretedimi se një kremë i “heq të gjitha rrudhat, njollat dhe papërsosmëritë e lëkurës për 3 ditë! Shitet kudo dhe quhet…”- është i rremë. Ky pretendim është bazuar në një rrëfim të publikuar në këtë artikull që është fiktiv. Personi që ka bërë pretendime të tilla rrejshëm është prezantuar si Maria, ndërsa e njëjta është ilustruar me fotografinë e aktores Courteney Cox. Aktorja Cox nuk ka folur për produktin që promovohet në këtë shkrim. Artikulli Më 20.07.2024 faqja në Facebook ‘BestOnline.mk’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Mjekët janë të mahnitur: gruaja i hoqi rrudhat me këtë recetë”. Mbi fotografinë e publikuar shihet një kremë në formë vaji për të cilin pretendohet se “heq të gjitha rrudhat, njollat dhe papërsosmëritë e lëkurës për 3 ditë! Shitet kudo dhe quhet…”. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në ueb faqen ‘silkskin.bio-health.click’(arkiva), me titull “HISTORI QË SHKRUAJNË JETËN”. Në këtë artikull pretendohet se po flitet për një histori personale të ‘Maria’-s, e cila është 63 vjeçare. ‘Maria’, është e ilustruar edhe me një fotografi, të cilën Krypometër përmes kërkimit në Google Lens ka gjetur se e njëjta i takon aktores Courteney Cox. Krypometër ka kërkuar në Google nëse aktorja Courteney Cox ka folur ndonjëherë për produktin e quajtur “SilkSkin”, mirëpo nuk është hasur asnjë artikull me këtë përmbajtje. Në artikull pretendohet se ‘Maria’ ka thënë se duke e përdorë këtë kremë “rrudhat u bën më pak të dukshme, lëkura fitoi elasticitet dhe shkëlqim. Vëreja rezultate që në javën e parë të përdorimit”. ‘SilkSkin’ është krema që rekomandohet nga kjo ueb-faqe e që pretendohet se zhdukë rrudhat. Krypometri ka biseduar me dermatologen Fatime Kokollari për të verifikuar nëse e njeh këtë kremë. E njëjta tha për Krypometër se nuk e njeh këtë produkt. “Unë nuk e njoh këtë krem, por edhe sikur ta njihja është FDA-ja dhe organizatat e tjera dermato-estetike europiane që i licencojnë dhe i japin vlerësime efekteve të produkteve kozmetike”- ka thënë Kokollari. Ajo ka thënë se plakja nuk mund të ndalet. “Asnjë kremë, asnjë tretman, as intervenimet kirurgjike plastike s’mund ta ndalojnë plakjen, por të gjitha bashkë e ngadalësojnë bashkë me dëshirën dhe përkujdesjen e individit në bashkëpunim me dermatologun apo estetistin… dhe gjithsesi duke jetuar jetë të shëndetshme (ushqim, sport, evitim të substancave toksike e shprehive të këqija, gjumë të rehatshëm, menaxhim te stresit), etj.”- ka thënë tutje dermatologia Kokollari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software