About: http://data.cimple.eu/claim-review/adf6e4721771f818a8f6b747953b2d6ce5c036cf0510d26ca249dac2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë se është vrarë reperi Noizy Deklarata Publikohen pamje: Vritet Noizy me plumb ne koke Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Publikohen pamje: Vritet Noizy me plumb ne koke” është i rremë. Video e bashkangjitur në artikull nuk ka ndodhur në realitet, por janë pamje që janë pjesë e filmit në të cilit këngtari kishte marrë pjesë. Këngëtari Rigels Rajku “Noizy” e ka publikuar një këngë të re në fillim të muajit korrik dhe po vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Artikulli Më 26 qershor 2023, ueb faqja “pershendetje24.info” ka publikuar një përmbajtje me titull “Publikohen pamje: Vritet Noizy me plumb ne koke”. E njëjta është shpërndarë në faqet e facebook-ut Diaspora, Zone e arte, Receta dhe Shëndetësi Star, Lajme. Në përmbajtje të artikullit nuk është dhënë asnjë sqarim, por vetëm është bashkëngjitur një video nga platforma YouTube, e publikuar në vitin 2017, në të cilën shfaqet reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku “Noizy”, i gjakosur në kokë. Mirëpo në përshkrim të videos bëhet e ditur se ajo ka qenë një skenë filmi, në të cilën Noizy ka marrë pjesë. Portali “Classlifestyle” në vitin 2017 kishte publikuar një artikull përmes të cilit ishte sqaruar se kjo video ka qenë shaka nga vetë reperi, e që më pas ai vetë e kishte fshirë materialin nga faqja e tij në Instagram. Këngëtari Rigels Rajku “Noizy” ka vazhduar aktivitetin e tij artistik duke publikuar një këngë me datë 6 korrik 2023. Përveç kësaj, ai ka bërë disa publikime gjatë muajit korrik në profilin e tij të verifikuar në Instagram.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software