About: http://data.cimple.eu/claim-review/aeaffec32a8c1e2e72b40635895b9ccd5cb9882dbeb3e6a60087ee5b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për të vdekurin në veri Deklarata Ky është terroristi tjetër i vrarë, ishte bërë gati ti sulmonte me zollë Policinë! Vlerësimi Rrenë Fotografia e një ushtari të vrarë e shpërndarë me mbishkrimin “Një terrorist tjetër i vrarë sot në veri” dhe “Ky është terroristi tjetër i vrarë, ishte bërë gati ti sulmonte me zollë Policinë!” nuk është bërë në Kosovë, përkatësisht në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit. Fotografia është publikuar për herë të parë në vitin 2016, siç ka raportuar aljazeera.net është bërë në Azerbajxhan. Artikulli Më 24 shtator 2023 faqja në Facebook “Telenews.al” me përshkrimin “Terroristi tjetër i vrarë nga KOSOVO POLICE”. E njëjta fotografi me mbishkrime që gjoja është realizuar në Kosovë në vitin 2023 është publikuar edhe nga faqet: Deçani, Suhareka Express, dhe GazetaFama.com. Krypometri përmes kërkimit të fotografive në faqen “tineye.com”, ka gjetur se fotografia e postuar është e vjetër dhe është publikuar për herë të parë në prill të vitit 2016. Siç përshkruhet në lajmet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, trupi i pajetë është nga Azerbajxhani dhe është publikuar më 6 prill 2016. E njëjta fotografi është publikuar në vitin 2016 edhe nga media “aljazeera.net”. Më 24 shtator 2023, rreth orës 03:00, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Grupi i armatosur më pas ka hyrë në oborrin e manastirit të Bajnskës në Zveçan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë gjatë ditës se personat e armatosur janë rrethuar nga policia tek manastiri i Bajnskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të ditës së sotme, e janë lënduar dy të tjerë. Policia e Kosovës ka thënë se deri më tash tre sulmues janë vrarë dhe një tjetër i uniformuar dhe i armatosur është arrestuar. Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software