About: http://data.cimple.eu/claim-review/af06d645c266cabf2d4a9b90d5aa510b00f6ef3520102731f7a5d05d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacione të rreme për rritje të pensioneve në Kosovë Deklarata Pensioni i juaj do të rritet për 10% Vlerësimi Rrenë Postimi që kërkon nga qytetarët për të klikuar në një link në mënyrë që pensioni i tyre të rritet për 10% është i rremë. Faqja që e ka publikuar këtë artikull nuk është në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Ministria e Financave ka thënë se informacioni është i rremë dhe se pensionistët duhet të informohen vetëm nga kanalet zyrtare të institucioneve të Kosovës për secilin vendim dhe ndryshim të skemës pensionale. Artikulli Më 13.06.2024 faqja e facebook-ut “4-Service” publikoi një fotografi në të cilin pretendohet (arkiva) se duke e klikuar në linkun e bashkëngjitur “Pensioni i juaj do të rritet për 10%”. Postimi i sygjeron lexuesit që të klikojnë për të parë edhe rritjen e pensioneve sipas moshave. Postimi i faqes “4-Service” mori 101 pëlqime, 63 komente dhe 6 shpërndarje. Kur klikohet linku që është në këtë postim nuk të dërgon tek faqja zyrtare e Ministrisë së Financave apo e Qeverisë së Kosovës, por tek faqja ‘retirement4plan7.xyz’. Krypometër ka kontrolluar domenin ‘retirement4plan7.xyz’ dhe i njëjti ishte regjistruar më 08.05.2024 dhe nuk ishte në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Krypometër më 27.06.2024 pyeti Ministrinë e Financave, Punës dhe Trasnfereve për ta verifikuar informacionin e publikuar. Muharrem Shahini nga zyra për medie e kësaj ministre tha se informacionet janë të rreme. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që publikohen informacione të pasakta në lidhje me pensionet në Kosovë. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kohë më parë ka lëshuar një njoftim për qytetaret dhe ka kërkuar nga përfituesit e skemave pensionale në Republikën e Kosovës që të jeni të kujdesshëm ndaj informatave të rreme të cilat po qarkullojnë dhe që kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë”– deklaroi Shahini për Krypometër. Tutje, zëdhënësi i ministrisë u bënë thirrje qytetarëve që për informacione të sakta t’i konfirmojnë vetëm përmes faqeve zyrtare të institucioneve shtetërore. “Ndërsa lidhur me ndryshimet eventuale, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare.”– tha Shahini. Policia e Kosovës kishte nisur hetime pas hulutimit të publikuar në emisionin Kallxo Përnime, në të cilin ishin transmetuar dëshmi se si pensionistëve u janë marrë nga 3 euro duke iu premtuar rritje të pensioneve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software