About: http://data.cimple.eu/claim-review/af2e2b31603571a58a254de91f40220745e13fa150e0b67b12504745     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Kosova do të pranojë emigrantë ‘nga nëntori i vitit 2024’ Deklarata Lajmet e fundit. Nga nëntori i vitit 2024, të gjithë mund të aplokojnë për të jetuar në Kosovë. Vendet janë të kufizuara, klikoni më poshtë për t’u regjistruar. 1 dhomë gjumi, 2 dhoma gjumi, 3 dhoma gjumi e lart_apliko online Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi i paraqitur si “lajm i fundit”, që thot se “Nga nëntori i vitit 2024, të gjithë mund të aplokojnë për të jetuar në Kosovë. Vendet janë të kufizuara, klikoni më poshtë për t’u regjistruar. 1 dhomë gjumi, 2 dhoma gjumi, 3 dhoma gjumi e lart_apliko online”. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka hapur ndonjë thirrje për pranim të emigrantëve dhe për ofrimin e banimit pa pagesë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se ky informacion është i rremë, pasi që as Qeveria e Kosovës e as institucionet e tjera nuk kanë bërë ndonjë thirrje të tillë. Artikulli Më 02.12.2024, faqja në Facebook Mary’s shop (arkiva) ka publikuar një njoftim me anë të të cilit pretendohet se Kosova po kërkon emigrantë. “Lajmet e fundit. Nga nëntori i vitit 2024, të gjithë mund të aplokojnë për të jetuar në Kosovë. Vendet janë të kufizuara, klikoni më poshtë për t’u regjistruar. 1 dhomë gjumi, 2 dhoma gjumi, 3 dhoma gjumi e lart_apliko online”- shkruan në infografikën e publikuar, në të cilën është edhe simboli i institucioneve të Kosovës. Kur klikon mbi këtë lajm të dërgon tek uebfaqja foreclosed-homes3.today (arkiva), e cila ofron disa opsione në gjuhën angleze. Këto opsione nuk kanë të bëjnë asgjë me paralajmërimin në faqen në Facebook. Nëse klikon mbi opsionin e parë të dërgon te një faqe ariumliving.com (arkiva), por as kjo s’ka të bëjë asgjë me lajmin e faqes në Facebook. Krypometri, përmes platformës Whois, ka kontrolluar domenin e uebfaqes ‘foreclosed-homes3.today’ dhe ka gjetur se e njëjta është regjistruar më 16.08.2024. Emri i pronarëve është privat, ndërsa vendi ku është regjistruar është SHBA. Ministria e Punëve të Brendshme ofron mundësinë që qytetarët e huaj të aplikojnë për lejeqëndrime të përkohshme apo të përhershme. Aplikimi për lejeqëndrime të përkohshme mund të bëhet për qëllime të caktuara, si: ribashkimi familjar, arsimi parauniversitar, universitar apo shkencor, si dhe për qëllime të punësimit. Mirëpo, në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ka asnjë thirrje për qytetarët e huaj, të cilët aplikojnë për banim falas apo për lejeqëndrim në Kosovë. Njoftim të tillë nuk ka të publikuar as në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës. Për të verifikuar këtë njoftim, Krypometri ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë për Krypometër se as Qeveria e Kosovës, as institucionet e tjera nuk kanë bërë ndonjë thirrje të tillë. “I ftojmë qytetarët që të kenë kujdes e të mos bien pre e dezinformatave e mashtrimeve dhe t’i përcjellin njoftimet nga faqet zyrtare të institucioneve të vendit.”- ka thënë Kryeziu. Qeveria e Kosovës siguron vendbanim edhe për azilkërkuesit, të cilët janë vendosur në një zonë të caktuar. Personat, të cilët kërkojnë azil në Kosovë, qëndrojnë në Qendrën për Azil në fshatin Magurë të Komunës së Lipjanit. Komunat e caktuara të Kosovës ofrojnë banime sociale, vetëm për familjet në nevojë apo raste të caktuara sociale. Mirëpo, nuk ofrojnë banim edhe për emigrantët. Komuna e Obiliqit ka ndarë disa banesa sociale për veteranë dhe invalidë nga kjo Komunë. Megjithëkëtë, veteranë dhe invalidë të UÇK-së ishin ankuar për ndarjen e këtyre banesave. Më 05.04.2017, Komuna e Prishtinës kishte përfunduar ndërtimin e 100 banesave, të cilat u janë ndarë 50 përfituesve të banimit social, apo për shkak të gjendjes sociale e mungesës së strehimit që kanë. Ndërsa, 50 banesat e tjera ishte thënë se do të ndahen për kategoritë e dala nga lufta.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software